Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

I dogjën makinën/ Fran Frrokaj për Opinion.al: Nuk kam konflikte. Pres që policia e prokuroria të zbardhin ngjarjen

2017/09/25 at 10:48 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
I dogjën makinën/ Fran Frrokaj për Opinion.al: Nuk kam konflikte. Pres që policia e prokuroria të zbardhin ngjarjen

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj deklaron se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e lidh ngjarjen e sotme me individë apo ngjarje specifike. Reagimi i tij vjen pas djegies së makinës gjatë natës në një parking publik në qytetin e Lezhës.

Duke folur për Opinion.al, kryebashkiaku i Lezhës deklaroi se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së sotme”. Makina me të cilin ai udhëtonte, por që drejtohej nga shoferi i bashkisë ka qenë e parkuar në një parking publik. “Nuk jam i qartë nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo aksidentale”, tha ai, duke kërkuar që ngjarja të zbardhet shpejt nga prokuroria dhe policia.

“Jam njoftuar në mesnatë për djegien e makinës. Aty në fakt janë djegur dy makina, e imja dhe një tjetër e parkuar pranë saj”, tha Frrokaj për Opinion.al, duke shtuar se ka dhënë edhe dëshminë në polici.

“Siç më tha shoferi, automjeti pardje kishte patur një defekt në llampë. Gjithsesi janë organet kompetente që do ta zbardhin shkakun, pasi mund të jetë edhe zjarrvënie e qëllimshme. Unë nuk kam patur asnjë kërcënim në lidhje me detyrën dhe as konflikte personale por kjo nuk e përjashton mundësinë që të jetë ndonjë qejfmbetje e vogël periferike”, vijoi ai.

“Makina ishte marrë me kontratë nga një individ dhe përdorej për llogari të bashkisë së Lezhës. Unë shpresoj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt”, përfundoi Frrokaj në reagimin e tij për Opinion.al.

Sakaq policia e Lezhës, mëngjesin e sotëm informoi se dy makina u dogjën pak pas mesnatenë parkingun e jashtëm të një pallati në lagjen Besëlidhja të Lezhës. “Rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të një gruaje me iniciale Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F. Po kështu është djegur mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll”, njofton policia.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.
Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi zyrtar i bashkisë

Bashkia Lezhë sqaron opinionin publik se, automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘’Kontratë  Huapërdorje’’  për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës. Bashkia Lezhë po pret  përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nësë ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet.

/R. Dedaj – Opinion.al

Etiketa: djegiefran frrokajkryetar bashkielezhemakinaopinion.al

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
Ky është çifti më i ri në showbizin shqiptar

Ky është çifti më i ri në showbizin shqiptar

Çfarë ju karakterizon sipas shenjës së horoskopit ?

Çfarë ju karakterizon sipas shenjës së horoskopit ?

Arbana Osmani: Ne nuk lutemi për dashuri, por për vetura!

Arbana vërteton thashethemet për aktorin Flor Binaj

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com