Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Italia dërgon dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë

2017/09/22 at 6:28 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Italia dërgon dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme bëjnë me dije se po shqyrtojnë vendimin e Gjykatës së Milanos, ndërsa vendimi për ekstradimin do të merret nga Gjykata e Durrësit. Hatija është në kërkim policorë pas vendimit të Apelit në Durrës që dha masë sigurie me burg mbi kërkesën e ekstradimit nga Interpol Roma.

Vendimi i Gjykatës së Milanos në Itali që e dënon Alket Hatinë me 20 vjet burg është përkthyer dhe u ka mbërritur autoriteteve në Tiranë, por burime të prokurorisë thonë se ende nuk është e qartë nëse akuzat janë të njëjtat me ato për të cilët Hatija është dënuar më parë në Shqipëri.

Hatija vijon të jetë në kërkim policorë. Ai u arratis pasi Gjykata e Faktit në Durrës vendosi ta linte të lirë më 11 korrik të këtij viti, duke përdorur si argument edhe pretendimin e mbrojtjes se ai ishte dënuar njëherë për këto vepra penale edhe pse gjykata nuk e kishte në atë moment vendimin e drejtësisë italiane, për të dalë në atë përfundim.

Vendimi i cili sipas prokurorisë së Durrësit kishte “bërë ineficent sistemin e kërkimit ndërkombëtar”, shkaktoi përplasje mes institucioneve të drejtësisë dhe u bë shkak për inicimin nga Ministria e Drejtësisë e një procedimi disiplinor ndaj gjykatësit Petraq Ccurri. Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim, por pas caktimit të masës së sigurisë me burg policia nuk e gjeti në banesë të kërkuarin nga Interpol Roma.

Ndërkohë vendimi i Gjykatës së Milanos së bashku me kërkesën për ekstradim ka mbëritur në Tiranë pak ditë më parë dhe tashmë është përkthyer. Megjithatë ende sipas burimeve të prokurorisëë nuk është e qartë nëse ky vendim gjyqësor është i njëjtë me atë që ka marrë gjykata e Krimeve të Rënda kundër Alket Hatisë apo jo, argument që u përdor nga mbrojtja e Hatisë që ky të fitonte lirinë në fillim të Korrikut.

Në vendimin e drejtësisë italiane të cilin BIRN e disponon evidentohen shumë episode të trafikimit të heroinës nga Shqipëria në drejtim të Italisë, por prokuroria tha se është në verifikim e sipër rast pas rasti të episodeve për të parë nëse ato janë shqyrtuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2010. Burimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme i thanë BIRN se dosja do të dërgohej në gjykatën e Durrësit,  ku do shqyrtohej nëse Hatija do të esktradohej apo jo.

Alket Hatija i cili u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së Durrësit, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, kishte përfituar edhe më herët nga vendimet e drejtësisë shqiptare.

Hatija i cili u dënua me 10 vjet e 8 muaj burg në vitin 2010, përfitoi liri me kusht në vitin 2014, pasi gjykata e quajti të drejtë kërkesën e tij për ta shlyer pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi për shkak se “bashkëshortja vuante nga sëmundje kronike”.

Burimi: Birn

Etiketa: alket hatiadosja per gjykimitalia

Ju sugjerojmë

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
Bota

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

23 Qershor, 2025 10:15 pm
Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
Bota

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

23 Qershor, 2025 10:05 pm
Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
Bota

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

23 Qershor, 2025 9:48 pm
“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
Aktualitet

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

23 Qershor, 2025 9:20 pm
Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik
Bota

Analizë: Sulmi i Iranit në bazën ajrore amerikane në Katar, tejet simbolik

23 Qershor, 2025 9:09 pm
Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici
Kronikë

Durrës/ Jahti zhduket në mes të ditës, pronari bën denoncimin në Polici

23 Qershor, 2025 8:54 pm
Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik
Kryesore

Tensionet në rritje në Lindjen e Mesme, MEPJ thirrje shqiptarëve të Gjirit Persik

23 Qershor, 2025 8:40 pm
Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…
-Jetë dhe Stil

Meri Shehu bën parashikimin e yjeve: Një nga javët më të bukura, ku triumfon…

23 Qershor, 2025 8:21 pm
Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari
Bota

Sulmi me raketa, Irani: Objektivi është SHBA, jo Katari

23 Qershor, 2025 8:18 pm
Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës
Aktualitet

Rinumërohen rreth 47% të votave të Tiranës

23 Qershor, 2025 8:03 pm
Para
Shkoza/ Rama: Banorët s’meritojnë të shpronësohen dhe as të dëmshpërblehen

Shkoza/ Rama: Banorët s’meritojnë të shpronësohen dhe as të dëmshpërblehen

Robert Aliaj flet hapur për personazhet e showbiz-it shqiptar: Nuk i njoh, Luana s’ka lidhje fare me muzikën

Robert Aliaj flet hapur për personazhet e showbiz-it shqiptar: Nuk i njoh, Luana s’ka lidhje fare me muzikën

Emërimet në administratë, ja 3 të besuarat e Ramës që do ti monitorojnë

Rama: Marrëveshja e 18 majit vdiq, secili gjen rrugën e vet…

TE FUNDIT

Irani goditi Katarin, Khamenei: Nuk do të dorëzohemi përballë shkeljeve

The New York Times: Khamenei emëron tre pasardhës në rast se vritet
23 Qershor, 2025

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka reaguar pas sulmit me 6 raketa drejt bazës amerikane në Doha. Khamenei...

Lexo më shumë

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët

Sulmi ndaj bazës ajrore amerikane në Katar, Trump: Reagimi i Iranit, i dobët
23 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve me raketa të Iranit ndaj një baze ushtarake amerikane...

Lexo më shumë

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar

Vendet e Lindjes së Mesme dënojnë sulmin iranian ndaj bazës amerikane në Katar
23 Qershor, 2025

Shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë reaguar duke dënuar sulmin iranian ndaj një baze amerikane...

Lexo më shumë

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg

“Ping-pongu” i qytetarit në Mirditë!Ministria i jep grant investimi,bashkia ia djeg
23 Qershor, 2025

Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi zgjodhi të investonte në fshatin e tij në Rrëshen,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com