Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vajza 17-vjeçe la Italinë pasi u njoh me lezhjanin, ai e shantazhonte. Si e futi Policia në ‘kurth’

2017/09/19 at 5:12 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vajza 17-vjeçe la Italinë pasi u njoh me lezhjanin, ai e shantazhonte. Si e futi Policia në ‘kurth’

Historia e dashurisë me një 18-vjeçar nga qyteti i Lezhës i është kthyer në makth adoleshentes që jeton prej shumë vitesh në Itali bashkë me familjen e saj.


Gjithçka nisi rreth një vit më parë, kur vajza 17 vjeçe nisi të njihej me djalin e quajtur Kristjan N.

Njohja me 18- vjeçarin kishte ndikuar që vajza adoleshente kohët e fundit të jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Edhe pse e lindur në Itali, ajo kishte shprehur simpati për Kristjanin, të cilin e takonte gjatë kohës që qëndronte në Lezhë për pushime.

Ndërkohë që gjatë gjithë kohës dy të rinjtë ishin në kontakt të vazhdueshëm përmes rrjeteve sociale. Pikërisht disa foto intime të tyre u bënë shkak për nisjen e kërcënimeve nga ana e të riut.

Ky i fundit gjatë javëve të fundit ka kanosur të dashurën e tij se do t’ia publikonte në rrjetet sociale fotot private nëse nuk i jepte një shumë prej 7 mijë eurosh. Shuma e parave i është kërkuar vajzës gjatë bisedave mes tyre, por edhe përmes mesazheve telefonike që ata kanë shkëmbyer kohët e fundit.

17-vjeçarja, e cila aktualisht ndodhet në Shqipëri, ka denoncuar ngjarjen në polici para pak kohësh, duke bërë që të nisin edhe hetimet në lidhje me kanosjen që i ishte bërë nga i dashuri. Gjatë kallëzimit, vajza ka rrëfyer para oficerëve të policisë të gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Për këtë arsye, Seksioni kundër Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë mbajti nën mbikëqyrje 18-vjeçarin për një javë për të arritur në arrestimin e tij në flagrancë.

Forcat e policisë madje i kishin kërkuar vajzës që të mos ndërpriste komunikimin me të dashurin, në mënyrë që të kishte prova për pretendimet e saj. Sipas burimeve nga policia, bëhet e ditur se Kristjan N. ka vijuar shantazhet ndaj të dashurës së tij 17- vjeçare, sidomos në tri ditët e fundit, duke përdorur për këtë qëllim edhe mesazhet telefonike.

Ka qenë pikërisht kjo provë që ka çuar më pas në arrestimin nga forcat e policisë të 18-vjeçarit. Në dëshminë e tij para oficerëve të policisë, ai nuk e ka pranuar akuzën, duke deklaruar se mesazhet nuk janë nisur nga telefoni i tij. Policia po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka sekuestruar telefonat celularë të dy të rinjve për të vërtetuar pretendimet e adoleshentes.

Sipas të dhënave, 17-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka lindur në Itali, vend ku familja e saj jeton prej shumë vitesh. Tashmë 18-vjeçari i arrestuar do të përballet me akuzën e ngritur ku materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”./Panorama

LEZHE/ ELVIS HILA

 

Etiketa: djali nga lezhafoto nudola italineshantazhimivajza 17 vjece


Ju sugjerojmë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
Bota

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

15 Korrik, 2026 5:32 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
Bota

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

15 Korrik, 2026 4:32 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit
Bota

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit

15 Korrik, 2026 1:45 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Para
Zhvishet Cristiano Ronaldo, reklamon të brendshmet !

Zhvishet Cristiano Ronaldo, reklamon të brendshmet !

Trump: SHBA do të shkatërrojë Penianin, në rast kërcënimi

Trump: SHBA do të shkatërrojë Penianin, në rast kërcënimi

Lajm i fundit/ Aksident i rëndë, humbasin jetën dy shtetas

Fëmijët në timon që sjellin vdekje
















TE FUNDIT

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

Lufta në Gaza, mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023
15 Korrik, 2026

Numri i të vrarëve në Rripin e Gazës ka arritur në 73,246 që nga 7 tetori 2023, sipas agjencisë palestineze...

Lexo më shumë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
15 Korrik, 2026

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}