Ish- kryeministri Sali Berisha, ka denocnuar në profilin e tij në “Facebook” një rast abuziv me gjobat në qytetin e Kuksit. Sipas qytetarit dixhital të Berishës, tatimorët abuzojnë me gjobat dhe në raste të tjera me paratë që marrin dorazi nga bizneset.
Statusi i plotë:
Banditizem tatimor, korrupsion i shfrenuar. Gjoba per nje kafe 500 mije lek ose ryshfetin!
Qytetari dixhital denoncon:
Banditizmin dhe korrupsionin e tatimoreve ne Kukes.
Lexoni mesazhin e tij. sb
“Pershendetje Dok Berisha!
Doja te tregoje nje fenomen te quditshem qe keto dite pi ndodhe ne kukes hetimi tatimor ka dy dite qe ben zborin kafeneve bizneseve me gjoba dhe me lek nen dore per biznese qe jane servirur me lista nga dr rajonale kukes dhe kush nuk paguan lek nen dore merr kete flet gjobe nga 500 mij deri ne 5 miljon te vjetra”