Të buta, të shijshme dhe të ngrohta – ideale për pasdite apo darkë, por edhe për drekë – në vend të bukës, te shoqëruar me gjalpë apo djathë, mund të jetë një ushqim që shijon tepër.
Përbërësit:
250 g miell,
75 g gjalpë,
1 dl qumësht,
një gotë ajkë,
të verdhë të vezës,
një qese e vogël pluhur për simite,
një lugë e vogël kripë
Përgatitja:
Ngjishni brumin nga të gjithë përbërësit dhe shtrijeni me okllai.
Me gotë apo me dorë bëni simitet.
Lyeni me të bardhët e mbetur të vezës, sipas dëshirës mund ti hidhni susam apo fara luledielli dhe piqni në 180 gradë derisa të skuqen.