Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri grek i Mbrojtjes: Rama deklarata provokuese ndaj Greqisë. Ka përballë popullin e tij

2017/09/14 at 11:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri grek i Mbrojtjes: Rama deklarata provokuese ndaj Greqisë. Ka përballë popullin e tij

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos deklaron se Edi Rama po provokon Greqinë me deklarata që shkojnë kundër fqinjësisë së mirë, por edhe interesit të popullit shqiptar.

Gjatë një konference për mediat Kammenos u shpreh: “Është e vërtetë se në nivel deklaratash verbale zoti Rama është provokues. Dhe paralelisht, edhe disa lëvizje që bëhen rreth minoritetit. Mirëpo, konsideroj se Rama ka përballë shumicën e popullit shqiptar, edhe njerëz që kanë qenë emigrantë në Greqi, njerëz që kanë lidhje me Greqinë, njerëz që kërkojnë nënshtetësinë greke. Dhe konsideroj se do ta marrë përgjigjen nga populli shqiptar për këtë sjellje ekstremiste ndaj vendit tonë”.

Kammenos tha se deklaratat që bën Edi Rama në Shqipëri nuk janë të njëjta me ato që thotë kur takohemi në tryeza ndërkombëtare.

“Konsideroj se përpjekjet nga elementë ekstremistë, për të krijuar probleme me minoritetin grek të Epirit të Veriut, të vetmin rezultat që do të mund të kenë është izolimi i Shqipërisë. Dua t’ju them se kur takohemi jashtë shtetit, në nivel deklaratash shqiptarët janë shumë të kujdesshëm. Shqipëria, megjithëse nuk ka flotë detare, dërgoi një anije në përbërje të SNMG2 në detin Egje, si pjesë e operacionit të përbashkët të NATO-s. Dhe asnjëherë deklaratat që bëhen në nivel të NATO-s nuk janë si deklaratat publike të zotit Rama”, vijoi Kammenos.

Pasi iu referua edhe faktit se muajin e kaluar nga Greqia u dërguan aviona zjarrfikës që siç tha, operuan jo vetëm në fshatrat e minoritetit, por në gjithë Shqipërinë, aty ku ishte e nevojshme, ministri grek i mbrojtjes tha: Nuk besoj se ka arsye që të vazhdojë kjo politikë e provokimeve. Ministri grek i mbrojtjes u pyet edhe për çështjen e shumë përfolur të shtatë rekrutëve shqiptarë që në fillim të vitit ishin fotografuar brenda një mjedisi ushtarak duke bërë shenjën e shqiponjës. Ndryshe nga atëherë, Kammenos ishte shumë më i zbutur në prononcimin e tij.

“Ata morën dënimet e parashikuara, si nga unë, edhe nga shefi i shtabit të përgjithshëm. Por duhet të dini se ai imazh që u prezantua nuk ishte i vërteti. Ata janë një përjashtim. Ka djem që paraqiten në ushtri dhe që nuk janë “vorioepirotë” por janë nga familje krejtësisht shqiptare, prindërit e të cilëve erdhën në Greqi, lindën këtu dhe morën nënshtetësinë greke. Dhe janë ushtarë të shkëlqyer. E kryejnë detyrën e tyre dhe e shohin Greqinë si atdheun e dytë. Dua të jem absolutisht i drejtë. Shumica e tyre janë patriotë dhe ndihen grekë, si gjithë të tjerët”.

Etiketa: deklarataedi ramagreqiaPanos Kammenos

Ju sugjerojmë

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Para
Takimi/ Basha del nga Presidenca një orë pas Ramës

Apeli për dhurim gjaku/ Basha-Ramës: Do u kthesh shqiptarëve gjakun e vjedhur?

Risia e çokollatave, tashmë do të kemi mundësi të provojmë edhe ngjyrën ciklamin

Risia e çokollatave, tashmë do të kemi mundësi të provojmë edhe ngjyrën ciklamin

Lulzim Basha sonte në “Opinion”

Lulzim Basha sonte në “Opinion”

TE FUNDIT

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
7 Qershor, 2025

Ndërkohë që ora e përballjes mes Shqipërisë dhe Serbisë po afrohet, atmosfera në kampin kuqezi është tejet e ngrohtë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com