Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nishani kritikon vendimet e qeverisë “Rama2”: Vendimi më shokues i kryeministrit që pas diktaturës

2017/09/10 at 8:35 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
A ka ndryshuar mbiemrin Presidenti? Ja çfarë thotë Bujar Nishani (video)

Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar për kabinetin qeveritar ‘Rama 2’. Bujar Nishani thotë se shkrirja e ministrisë së Integrimit është vendimi politik më shokues i këtyre viteve post-diktaturë.

Postimi i Bujar Nishanit:

Sot u dekretua Qeveria e re. Një vendim drastik i gabuar dhe që mbart mbi vete një dyshim të madh mbi politikën e jashtme të Shqipërisë në nivelin strategjik, e përshkoj këtë event të rëndësishëm politik për vendin. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit Evropian. Ne jemi një vend i vogël, një demokraci e re, i dalë nga sistemi më i përçudnuar totalitar. Nuk jemi një aktor kyç në politikën globale por sëbashku me hapsirën mbarshqiptare në rajon jemi faktori kryesor i stabilitetit dhe ekuilibrave për të. Ndaj dhe orientimi apo angazhimi në politikën e jashtme nuk le shumë vend për dilema.

Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte investimi më madhor i shqiptarëve që pas përmbysjes së rregjimit totalitar komunist. Ishte konfirmimi i një orientimi të konsoliduar euro-atlantik dhe trans-atlantik i kombit shqiptar. Ishte angazhimi ” de facto” i shtetit dhe shoqërisë shqiptare në mekanizmin më të arrirë dhe serioz të sigurisë kolektive por dhe individuale për Shqipërinë. Pas asaj Shqipëria kishte një sfidë madhore strategjike. Integrimin deri në anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, janë konsumuar energji të pamata, janë hartuar dhe implementuar dokumente, strategji, projekte, platforma, janë donuar qindra milion euro dhe fituar eksperienca të shumta.

Janë shkolluar, trajnuar, specializuar dhe maturuar mijëra kapacitete njerëzore. Por mbi të gjitha është krijuar perceptimi pozitiv dhe pritshmëria shpresëdhënëse e një shoqërie të tërë për arritjen e një realiteti jetese edhe për në Shqipëri si ai i vendeve të BE. Ndaj gjithë këtij rrugëtimi, papritur dhe me një lehtësi latente ngrihet një mur i gurtë, i zi pis. Vendimi politik më shokuesi i këtyre viteve post-diktaturë. Shkrirja e Ministrisë së Integrimit.

Pa dyshim është një vendim politik, që kërkon të demonstrojë një pozicion politik, që provokon një drejtim të ri, që synon një karshillëk qesharak. Dikush mund të thotë se u kalua tek Ministria e Punëve të Jashtme, madje dhe emërtimi i saj u ndryshua duke shtuar atë “Për Evropën” etj.

Kjo e emrit është thjesht një gafë nga padija por asgjë përmbajtësore. Shqipëria është vend i Evropës. Ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Ne nuk kemi nevojë për një Ministri për Evropën” (për Diasporën, po), por kemi nevojë për një mekanizëm të lartë kushtetues dhe autonom (në kuptimin operacional) për proçesin e Integrimit Evropian.

Qeveria duhet të çelte me Preambul programin e Qeverisë për votbesimin se : “Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Integrimit Evropian”. Proçesi nuk është anëtarësim por ai mbetet jetik për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Situata politike brenda BE është e sfiduar përsa i përket hapave të zgjerimit por që Qeveria Shqiptare të eksplodoj nervozizëm naiv , kjo është e pafalshme.

Në Ukrainën e largët u derdh shumë gjak rrugëve të Kievit për të mbrojtur orientimin drejt destinacionit evropian të shumicës dërrmuese të popullit atje. Unë besoj shumë se elita e vendit tim, ajo e para nuk do ta pranojë këtë goditje të rëndë mbi kurrrizin e kërrusur e ashtu të lënduar të popullit të vet. Në Ministrinë e Jashtme edhe ashtu si sot ka shumë departamente e drejtori. Deri për Oqeaninë dhe bashkëpunimin në Detin e Zi. Janë të nevojshme dhe duhet të punojnë shumë. Por Integrimi Evropian nuk është thjesht i nevojshëm. Ai është jetesa për sot, nesër e për gjithmonë e shqiptarëve. Aty është kultura, historia, ekonomia, infrastruktura, e drejta, prona, edukimi, trashëgimia dhe emri ynë. Askush nuk do mundet dot të na i zerojë ato. Kurrë.

Ju sugjerojmë

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Para
Foto-lajm/ Puthja e parë e Marinës dhe Getoarit si burrë dhe grua

Foto-lajm/ Puthja e parë e Marinës dhe Getoarit si burrë dhe grua

Foto-lajm/ Puthja e parë e Marinës dhe Getoarit si burrë dhe grua

Marina Vjollca apo Selimi? Ja zgjedhja e moderatores

E frikshme/ Zbulohet një varr masiv me trupat e qindra fëmijëve

E frikshme/ Zbulohet një varr masiv me trupat e qindra fëmijëve

TE FUNDIT

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
7 Qershor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar se Izraeli është duke mbështetur një grup të armatosur në Gazë, që kundërshton...

Lexo më shumë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com