Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ruçi zgjidhet kryeparlamentar me votat e PD-së, Basha: Është e turpshme

2017/09/09 at 8:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fotolajm/ Lulzim Basha kur hyri në politikë, ja si dukej 12 vite më parë

Kreu i Partise Demokratike Lulzim Basha, ne nje dalje per media menjehere pas zgjedhjes se Gramoz Ruçi si kryetari parlamentit, eshte shprehur se eshte e turpshe qe Ruçi te jete kryeparlamentar.


 “Është e turpshme të zgjidhet Gramoz Ruçi në krye të parlamentit. Ai është përgjegjës për masakrën e 2 prillit dhe 4 viktimat e pafajshme” tha Basha.

Ai ka mbështetur edhe protestuesuesit, duke thënë se PD do jetë në anën e tyre.
“Do jemi në krahun tuaj dhe vlerat që përfaqësoni. Do jemi çdo ditë me qytetarët dhe kundër krimit e korrupsionit”, deklaroi ai.

Ndersa, theksojmë që Gramoz Ruçi është zgjedhur kryetari parlamentit me 80 vota, dy prej të cilave nga opozita. Por në fund të votimit, si LSI ashtu edhe PD kanë lënë sallën e parlamentit.

Fjala e plotë e kryetarit të PD-së Lulzim Basha si më poshtë vijon: 

Qytetare dhe qytetarë të Tiranës e mbarë Shqipërisë. Të përdjekur politikë, të rinj e të reja, intelektualë, ju falenderoj nga zemra për mesazhin e qartë e të fortë që dhatë sot në këtë ditë që rëndon në historinë dhe ndërgjegjen kombëtare, si dita e masakrës dhe terrorit komunist kundër fisnikëve të kryengritjes së parë antikomuniste të Europës.

Në këtë ditë ku së bashku me nderimin ​dhe kujtimin e martirëve të kryengritjes së Posribës, mblidhemi jo vetëm për të vendosur së bashku por edhe për të luftuar së bashku që e djeshmja të mos rikthehet më kurrë si e nesërmja.

Kjo ditë rëndon dyfish sot kur në parlamentin e dalë nga droga, krimi dhe korrupsioni, u mor vendimi për të zgjedhur jo thjeshtë dhe vetëm, pinjollin e fundit të diktaturës në Ministrinë e Brendshme dhe të Sigurimit të Shtetit, por po kështu për të sfiduar aspiratën e çdo shqiptari dhe shqiptareje të ndershme për një republikë të pastër nga droga, nga krimi dhe nga korrupsioni.

Edi Rama për katër vite ia doli ta kthejë Shqipërinë në kolumbinë e Europës. Ai erdhi në pushtet në aleancë me krimin dhe qeveris në aleancë me krimin. Ai zhvilloi zgjedhjet e 25 Qershorit në aleancë të pandërprerë me krimin dhe sot maxhoranca e tij në këtë Kuvend, nuk është maxhoranca e qytetarëve shqiptarë por është maxhoranca më fiktive sepse është maxhoranca e aleancave me krimin.

Ne votuam sot kundër përzgjedhjes së Edi Ramës, vendimit të tij për të provokuar kujtimin dhe gjakun e katër martirëve të 2 Prillit dhe qindra qytetarëve të Shkodrës, të plagosur nga armët e zjarrit të bishës komuniste teksa po jepte shpirt.

Votuam kundër përzgjedhjes së Edi Ramës për të provokuar qindra, mijëra të përndjekur politikë, njerëz të cilët akoma nuk kanë marrë atë që meritojnë nga kjo republikë e përdhosur nga krimi i ngritur në piedestal.

Ne votuam kundër vazhdimësisë së aleancës me krimin që materializohet sot me vendosjen në karrigen e kryetarit të Kuvendit të një njeriu, i cili prej vitit 2005 nuk lejohet të shkelë në tokën amerikane për shkak të lidhjeve të tij me krimin e organizuar dhe narkotrafikun.

Ne votuam kundër se PD ka qenë është dhe do të jetë zëri i fuqishëm i mbrojtjes së të drejtave të të përndjekurve politikë. E së bashku me krenarinë që jemi një parti e lindur nga sakrifica juaj, dua të zotohem këtu para çdo të përndjekuri politik se lufta për të drejtat tuaja, se lufta për të nderuar kujtimin e sakrificës suaj, do të vazhdojë çdo ditë, çdo minutë e çdo sekondë.

E sotmja është një ogur i keq por asgjë të re nuk mund të ketë me Edi Ramën dhe aleancën e tij me krimin. E keqja do të vijë duke u shtuar, por laku në fytin e të keqes do të vijë duke u ngushtuar, sepse shqiptarët janë të vendosur të ndërtojnë një aleancë jo me krimin, por me vlerat krah për krah me të përndjekurit me pronarët, me rininë, me biznesin e vogël, me fermerët dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm. Do t’i prij kësaj beteje deri në përmbushjen e kësaj aspirate popullore. Largimi një herë e mirë e të keqes që kërcënon rikthimin e vizave, që ka ndaluar dhe bllokuar integrimin, që ka degdisur qindra e mijëra shqiptarë në eksod, largimi i kësaj të keqë është qëllimi dhe misioni ynë kryesor ndaj ju ftoj të bashkohemi e të vazhdojmë në këtë betejë deri në arritjen e këtij qëllimi madhor kombëtar.

 

Etiketa: basha eshte e turpshmeruci kryetar kuvendivotat e PD


Ju sugjerojmë

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
Kronikë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

25 Qershor, 2026 2:25 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë
Bota

Mbi 212 vdekje nga i nxehti ekstrem në Spanjë

25 Qershor, 2026 2:18 pm
Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Përkeqësohet bilanci i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 2:12 pm
Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti
Politikë

Mocion mosbesimi për qeverinë?Bardhi-Ballës: Aksionet e grupit të PD nuk i dikton ti

25 Qershor, 2026 12:43 pm
Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?
Politikë

Balla-opozitës: A e sillni dot Berishën për kryeministër?

25 Qershor, 2026 12:01 pm
Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën
Politikë

Konferenca e Kryetarëve rrëzon kërkesën e PD për mocionin me debat për protestën

25 Qershor, 2026 11:57 am
Para
Tragjeditë në bregdetin shqiptar, Vasili: Rama i pashpirt me indiferencën, as dorëheqjet nuk mjaftojnë

Zgjedhja e Ruçit, reagon LSI, Vasili: Edi Rama, ky kryeministër pazarxhi

Pendohet Rama, vjen ndryshimi i parë në qeveri

Rama ‘çon’ qeverinë te Presidenti

Dy adoleshentë në pranga, tentuan të vidhnin një piceri në Vlorë

Arratisja e një të riu nga Komisariati, arrestohen dy punonjës policie
















TE FUNDIT

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
25 Qershor, 2026

Një hetim disiplinor ka nisur ndaj ish-drejtorit të Policisë së Shkodrës, Gentjan Berberi, i cili është pezulluar nga detyra pas...

Lexo më shumë

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
25 Qershor, 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar 200 milionë dollarë për rindërtimin e Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese. Gjatë një lidhjeje telefonike me...

Lexo më shumë

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
25 Qershor, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka nxjerr urdhrin për shpalljen "person i padëshiruar në Republikën e Shqipërisë", për një...

Lexo më shumë

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës

Elbasan/ Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, detyrim paraqitje për 6 punonjës
25 Qershor, 2026

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u caktuan dhe u ekzekutuan masat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}