Dy të tretat e amerikanëve parashikojnë se brenda 50 viteve, robotët dhe kompjuterët do të bëjnë pjesën më të madhe të punës që tani e bëjnë njerëzit.
Sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Profesionet e së ardhmes”, në më pak se pesë vjet nga tani, 5 milionë njerëz do të mbeten të papunë sepse vendet e tyre të punës do të automatizohen. Por zhvillimet teknologjike, për shembull, në fushën e robotikës, do të krijojnë gjithashtu vende të reja pune dhe do të ndryshojnë aftësitë që punëdhënësit kërkojnë aktualisht nga punonjësit e tyre.
Për të konkurruar sa më mirë në tregun e ardhshëm të punës, punëtorët, madje edhe ata, profesionet e të cilëve janë më pak të prekur nga automatizimi, do të duhet të përditësojnë aftësitë, thuhet më tej në raport. Sipas zyrës së Statistikave të Punës në SHBA dhe raportit të Forumit Ekonomik Botëror “Profesionet e së ardhmes”, më poshtë do të njiheni me profesionet të cilat do të jenë më të suksesshme në të ardhmen:
Profesione të tilla si: zhvillues softuerik, analist i sistemeve kompjuterike, kërkues tregu dhe specialist marketingu parashikohen që të shënojnë një rritje pesëfish më të madhe në 2024, por për këto profesione, zhvillimi teknologjik do të jetë shumë i rëndësishëm.
Profesionet e mjekëve dhe fizioterapistët, gjithashtu pritet që të shënojnë rritje sidomos në një shoqëri në plakje.
Inteligjenca Sociale dhe Emocionale dhe të kuptuarit e platformave të reja të mediave dhe mbi të gjitha komunikimi në mënyrë efikase, do të vlerësohen shumë në një të ardhme, sidomos atëherë kur robotët të luftojnë për t’i zotëruar ato, këto aftësi do të jenë disa prej të cilave njerëzit mund të konkurrojnë fuqishëm me robotët.
Në një botë e cila po ndryshon me ritme shumë të shpejta, vendet e punës në fushën e arsimit dhe trajnimit pritet të shënojnë rritje. Rritje do të shënojnë edhe analistët e menaxhimit, kontabilistët dhe specialistët e auditit.
Deri në vitin 2020, më shumë se një e treta e aftësive të cilat janë shumë të rëndësishme sot për gjetjen e një pozicioni pune, nuk do të jenë më.
Kjo tabelë tregon se cilët sektorë të punës kanë gjasa të shohin lëvizjet më të mëdha “në paqëndrueshmërinë e aftësive”. Për shembull, 43% e aftësive që aktualisht nevojiten për të kryer me sa më efikasitet punën në industrinë e shërbimeve financiare dhe atë investuese, në të ardhmen do të dalin jashtë loje./Monitor