Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për tre gjyqtarët që dënuan me tre vite burg Fadil Kasemin në 2015-ën, i cili në maj të atij viti tentoi të vriste ish- bashkëshorten e tij gjyqtare Fildez Hafizi.
Trupa gjykuese e Gjykatës së Kavajës e dënoi atë me 3 vite burg për dy vepra penale, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
Gjyqtarët që do të verifikohen janë Luan Lusha, Eda Kaja dhe M. Koço të Gjykatës së Kavajës.
KLD do të verifikojë nëse 3 gjyqtarët kanë zbatuar ligjin e dënimit për Fadil Kasemin, i cili në vitin 2015 ka tentuar të vrasë Fildeze Hafizin, pasi kjo e fundit i ka kërkuar divorcin.