Të afërmit e gjyqtares së vrarë dje nga ish-bashkëshorti në Tiranë, Fildes Hafizi, janë mbledhur tek shtëpia e prindërve të saj në Rrugën “Ali Baushi”, ku edhe do t’i japin lamtumirën e fundit sot në orën 15:00.
Në një prononcim për mediat, djali i tezes së Hafizit mban përgjegjës shtetin për këtë ngjarje të rëndë.
“Si lihet ky njeri në këtë mënyrë? E çfarë, dënohet me tre vite burg, as dënohet për armë pa leje, për asgjë, d.m.th ka një shkelje totale të ligjeve, komplet.”
Pyetjes së kë mbajnë përgjegjës për këtë ngjarje të rëndë, të afërmit përgjigjen duke thënë: “Shtetin, shteti, po e lëmë psikopatin. Sepse ky hyn në kategorinë e psikopatëve, me shku dy herë me pistoletë me kërku me vra gruan. Shteti ka pasur mundësi ta evitojë këtë ngjarje, sepse ndodhi edhe ngjarja e parë, kur kishte mundësi ta vriste që në fillim para dy vitesh. Fati i saj shpëtoi.”
Ata thonë se Hafizi është ankuar me shumë të drejtë sepse ka pasur një dhunë totale sistematikisht. “E këtu asht dashur shteti me vu dorë”.
“Pas konfliktit me bashkëshortin i kërkuam që të kthehej në Shkodër dhe të jetonte ne qytetin e saj të lindjes ku ne do ta mbronin për shkak se ndihej e rrezikuar. Fildesi nuk pranoi për shkak se ishte femër e fortë.” /tvklan.al