Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pacienti humb jetën në QSUT, familjarët rrahin mjekët dhe infermieren”

2017/08/28 at 9:33 PM
në Aktualitet, Kronikë, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Qeveria “Rama 2”, flet kryeministri, ja si do të jetë kabineti i ri dhe kur do të jetë gati

Një person i dërguar dy ditë më parë në QSUT me çarje në aortë të zemrës humbi jetën në reanimacion.


Mirëpo, familjarët e viktimës kanë dhunuar dy mjekët dhe një infermiere. Ata janë qëlluar me grushte dhe shqelma.

Denoncimin e sjell partia “Zgjidhja” përmes një deklarate për mediat.

Denoncimi i plotë:

Edi Rama nxit dhunën ndaj mjekëve Parmbrëmë, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë, arriti në urgjencë një pacient me aortë të çarë. Mjekët e reanimuan dhe shpejtuan ta fusin në sallë, por i sëmuri nuk jetoi, si pasojë e hemoragjisë. Duke sqaruar e ngushëlluar familjarët për sa ndodhi, dy mjekët dhe infermierja u përballën me pëllëmbët, grushtat dhe shkelmat e familjarëve të viktimës. Kryeministri thotë se mjekët janë të gjithë të korruptuar dhe nxit urrejtjen kolektive të njerëzve ndaj tyre. Situata për mjekët është bërë e padurueshme, të gjithë mendojnë si të ikin një orë e më parë nga Shqipëria. Dhe faktikisht të gjithë mjekët e aftë po ikin. Si do të ketë mjekësi ky vend pa mjekë dhe infermierë të aftë? ZGJIDHJA ka denoncuar disa herë situatën e rëndë të mjekësisë tonë të shpartalluar. Kryeministri po e varros mjekësinë publike duke i hequr të gjitha nancimet nga buxheti i shtetit dhe duke ja kaluar ato koncesionarëve privatë. Në katër vitet e shkuara drejtorët e spitaleve u zhveshën nga çdo mbështetje e kompetencë. Edhe rojet dhe infermierët vendosen apo pushohen nga lart dhe vetëm nëse paguajnë nën dorë ose kontribuojnë me vota për pushtetin e Rilindjes. Rama ka urdhëruar dhe ka bërë vetë sa e sa emërime skandaloze njerëzish të korruptuar e të paaftë në poste kyçe të sistemit të mjekësisë. Ai ju bën gjyqin publik, i denigron, fyen, poshtëron e çnderon kolektivisht, në bllok e publikisht të gjithë menaxherët e spitaleve. Nuk gjykohet asnjë personalisht, në bazë të performancës e nga institucionet kompetente. Jo! Gjykohet e poshtërohet mjeku si profesion, gjykohet e poshtërohet drejtuesi i spitalit si funksion! Rama nuk e bën këtë për të përmirësuar shëndetësinë. Ai kërkon të mashtrojë e manipulojë opinionin publik dhe qytetarët e këtij vendi se, demek, nuk është përgjegjësi kryesor për dështimin e plotë të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Rama i ka katandisur spitalet në ditën e tyre më të errët. I ka mbushur të gjithë me profanët e Rilindjes! Çdo mjek dhe punonjës i denjë i shëndetësisë publike ndihet i shitur, i prerë në besë dhe i tradhëtuar nga ky kryeministër. Verbëria dhe papërgjegjshmëria e tij bën që mjekët, infermierët dhe specialistët e denjë të mjekësisë të jenë të pashpërblyer, të parespektuar, të pambrojtur dhe të rrezikuar më shumë se kurrë. ZGJIDHJA e di se ka edhe mjekë e specialistë të cilët kanë marrë jetë njerëzish me inkompetencën apo papërgjegjshmërinë e tyre, siç ndodh që vdesin njerëz kudo në botën ku operon një mjekësi super e zhvilluar dhe kjo nuk do të thotë se, në çdo rast, fajtorë janë domosdoshmërisht mjekët! Spitalet tona janë të mjeruara, pa mjedise, medikamente, paisje, teknologji, personel të aftë e sisteme menaxhimi, standarde, procedura e manuale rigoroze. Farmacitë, në shumicën e tyre, janë rrafsh me ilaçe të skaduara dhe me farmacistë e falsikatorë që nuk duan tja dinë as për recetat e mjekëve dhe as për shëndetin e njerëzve. Shqipëria ka edhe shumë mjekë e specialistë të nderuar që me humanizëm e përkushtim të thellë, kanë shërbyer popullin tonë, pavarësisht kushteve ekstremisht të pafavorshme në të cilat punojnë. Rastet e këqija nuk e bëjnë një shoqëri të emancipuar të paragjykojë apriori mjekët, dhe aq më keq të justikojë akte dhune, fyerjeje dhe linçimi të tyre. Mjekët nuk mund të konsiderohen kriminelë se kështu i intereson kryeministrit. Qeveria është përgjegjëse të ngrejë një mjekësi të shëndetëshme e profesionale, pa mjekë e zyrtarë të paaftë dhe të papërgjegjshëm. Njerëzit e vëmendshëm e kuptojnë shumë mirë se dhunën, linçimin dhe mendësinë e vetgjyqësisë së njerëzve ndaj mjekëve e nxit personalisht Edi Rama me strategjitë e tij diabolike për tja u hedhur dështimin e politikave të tij, mjekëve dhe drejtuesve të spitaleve. Të gjithë e kanë të freskët rastin e etërrufesë vulgare të kryeministrit ndaj shkencëtarit dhe profesorit shqiptar me famë botërore, doktor Petrelës. Pasi e bëri këtë përmes një denoncuesi anonim, Rama “i lau duart” kur tha se nuk ishte Ai autori, por njerëzit që pagoi për t’i përgatitur raportet! Njësoj si në rastet e panumërta kur ai u vë në qafë njerëzve që i targeton si objektiv, shpifësit e shumtë e të paskrupullt që i paguan me para ose me tendera, koncesione, fusha kanabisi, privilegje, vende pune, leje e licenca etj. ZGJIDHJA i kërkon kryeministrit të marrë përgjegjësitë dhe të garantojë sigurinë, dinjitetin dhe integritetin e njerëzve në krye të detyrës në përgjithësi dhe të bluzave të bardha në veçanti.

Etiketa: mjeketramarrihenshkaterron mjekesine


Ju sugjerojmë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Aktualitet

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen

7 Qershor, 2025 11:06 am
Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë
Aktualitet

Sherri në Ksamil,policia arreston një shtetas turk dhe procedon penalisht 4 të tjerë

7 Qershor, 2025 10:50 am
Para
“Babi të dua!” I riu shpërthen në lot kur mëson se i ati i mbijetoi stuhisë

“Babi të dua!” I riu shpërthen në lot kur mëson se i ati i mbijetoi stuhisë

Gruaja e Ministrit dhunohet ditën e përvjetorit, PDK akuzon VV për sulmin

Gruaja e Ministrit dhunohet ditën e përvjetorit, PDK akuzon VV për sulmin

Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit

Krerët e BE paralajmërojnë politikë të re për dhënien e azilit
















TE FUNDIT

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme, në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja historike Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për eleminatorët...

Lexo më shumë

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
7 Qershor, 2025

Në Amerikë po përshkallëzojnë grindjet mes presidentit Trump dhe Elon Musk. Cilat mund të jenë pasojat? Disa ditë më parë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com