Vetëm pak orë para shpalljes së Qeverisë, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë ndjekësit në rrjete sociale për një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj.
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga koleksioni i rrallë i thesarit të gjetur e të shpëtuar të artit shqiptar, me 66 vepra nga autorë të mirënjohur si Odise Paskali, Zef Kolombi, Vangjush Mio, Vilson Kilica etj. Pas restaurimit të plotë, këto vepra janë tanimë pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe në dispozicion për publikun si një ekspozitë e posaçme”, shkruan Kryeministri Rama.
Kujtojme që ditën e stome në orën 10:00 Rama do të mbledhë Asamblenë e PS ku edhe do të shpallen emrat për qeverinë e re. /Opinion.al