Një punëtor 52-vjecar ka humbur jetën në mënyrë tragjike teksa punonte në një gurore në Kukës. Sipas të dhënave të policisë, viktima është shtetasi N.N, ndërsa për këtë rast janë arrestuar dy persona. Bëhet fjalë për administratorin e firmës G.B dhe shoferi i fadromës F.H.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G.B dhe F.H, vjeç 52 e 62, banues në fshatin Bicaj, administrator i një firme ndërtimi dhe shofer fadrome, pasi në Bicaj, në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N.N, vjeç 52, banues në Bicaj. Neni 289 i Kodit Penal.