Ajo është një nga vajzat më të njohura të showbiz-it shqiptar edhe pse jeton shumë milje larg, në Los Angeles. Bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonaj, vajzën e Albërie Hadërgjonaj e cila është përfolur shpesh herë për lidhjen e saj me biznesmenin Fatmir Hysenbelliu, shkruan intv.
Por Anxhelina i ka çoroditur të gjithëve ditën e djeshme pas publikimit të fotos të këngëtares shqiptare të postuar në Instagram, ku shfaqej në një dyqan me fustane nusesh. Në të vërtetë, ajo ndodhej në shoëroom-in e “Walter Mendez”, një firmë e njohur fustane nusesh dhe eventesh, por Anxhelina ka shkrepur foto në dhomën e fustaneve që janë vetëm për nuset.
A mos vallë po bën plane për martesë apo thjesht do të realizojë ndonjë set fotografik? Do e mësojmë shumë shpejt!