Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook një video e cila sipas tij është dërguar nga një qytetar i cili denoncon Policinë. Në mesazhin e publikuar nga Berisha thuhet se një fatorino në urbanin e Kamzës është arrestuar nga shokët e një polici i cili kishte kërcënuar fatorinon për biletën e autobusit.
Statusi i plotë i Berishës
Sjellje prej gangsteresh me uniforme ndaj fatorinos qe i kerkon bileten!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Prsh kemi nje rast sot ne autobuzin e kamzes, nje polic pa uniform po kercenonte fatorinon, per ceshtje bilete, fatorono e zbriti ne tok pastaj ai shfrytezoj detyren me shoket e tij gangesterr me uniform duke arrestuar fatorinon.. kam vidio por ju lutem anonim, ai pa uniforme eshte polici gangesterr”. /Opinion.al