Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut për shitjen e shalqirit ka dëmtuar rëndë fermerët e fshatrave Kafaraj, Ade dhe Kashisht në Fier.
Vetëm në fshatin Kafaraj kanë mbetur rreth 120 hektarë bostan që po kalbet nëpër ara. Fermerët thonë se çmimi këtë vit ishte vetëm 4 lekë për kg, çmim që nuk justifikon as shpenzimet e bëra për mbjelljen dh e rritjen e tij. Çdo familje ka humbur 1 deri në 2 miliardë lekë të reja nga mosshitja e kësaj kulture.
Deme ekonomike jane shkaktuar edhe nga mos shitja e nektarines dhe domates. Fermeret kerkojne ndihmen e shtetit pasi kjo eshte e vetmja menyre jetese per familjet e tyre.
/tch