Një grua e moshës 35-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes në maternitetin e Vlorës.
Burime nga policia thanë se gruaja ndërroi jetë gjatë lindjes natyrale, por fatmirësisht ka shpëtuar foshnja e saj.
Mësohet se prokuroria e rrethit ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa po hetohet procedura e kryer nga ana e stafit mjekësor, të cilët dyshohen për mjekim të pakujdesshëm.