Nadeem Muhammedit i është dhënë dëmimi me burg nga autoritetet përkatëse. Ai është terroristi, i cili pretendonte të kalonte një bombë të papërpunuar, nga Mançesteri në Bergamo të Italisë.
Nadeem Muhamed, 43 vjeç, kishte në valixhe bateri, shirita, stilolaps dhe kunja. Ai po përpiqej të kalonte pajisjet nga Anglia në Itali, më 30 janar. Por plani i Muhamedit nuk pati rezultat, ai u kap nga oficerët e sigurimit në aeroport, të cilët zbuluan mjete të papërpunuara shpërthyese dhe të rrezikshme.
Vendimi i gjykatës së lartë u morë menjëherë pasi autoritetet përkatëse, morën në pyetje Muhamedin dhe konfirmuan se lëndët që mbante në valixhe ishin vdekjeprurëse.