Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si u parandalua përgjakja e Palasës në datën 6 gusht

2017/08/08 at 3:55 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Si u parandalua përgjakja e Palasës në datën 6 gusht

Jugu është destinacioni i preferuar i shumë njerëzve gjatë stinës së verës, dhe si i tillë frekuentohet në masivitet. Por ndonjëherë prapaskenat e këtij peisazhi fantastic, mund të jenë të frikshme deri në tragjedi. Të paktën kështu rrëfen një pushues me anë të një statusi në FB, ku tregon një ngjarje të turpshme konflikti banal që mund të përfundonte në tragjedi.


Statusi i qytetarit

Kuponi Tatimor: Palas!

Besoj të gjithë e keni parë Palasin nga lart dhe mbase keni patur mundësi të zbrisni edhe poshtë për ta shijuar atë. Unë mbaj mend kur shkoja bashkë me familjen në këmbë kur nuk mund të kalonte ende as një makinë 4×4. Në atë periudhë kemi qenë ne dhe 4-5 persona të tjerë në plazh jo më shumë.

 

Kësaj rradhe të rritur ishim ne ata që sillnim fëmijët tanë, vendi ishte mbushur plot me pushues, përveç faktit se ishin vetëm dy “Bar/kafe” – i thençin një në krah të majtë dhe një në krah të djathtë nuk kishte asnjë lloj infrastrukture tjetër që mund të justifikonte sado pak udhëtimin me fëmijë të vegjël aty.

 

Nuk mund të quhej më “plazh i virgjer” apo “sa më pranë natyrës” pasi çdo gjë ishte kaos dhe nuk kishte asnjë lloj kushti elementar, apo rregullsi, ishte thjesht një babiloni!

 

Sapo zbritëm, na doli para një zotëri ku na drejtoi për te ‘parkimi i tij’ dhe na kërkoi me mirësjellje të zgjidhnim një nga tendat e tij, – “atje te flamujt” – tha. Nga theksi dukej që ishte nga veriu dhe na bëri përshtypje çne një nga veriu të ketë ngritur tenda në Palas.

 

U rehatuam aty te veriori – i them veriori se nuk ja mësuam emrin thjeshtë nga dialekti (nuk jemi paragjykues në asnjë formë/lloj të fjalës ‘paragjykim’) dhe me vrap nxorrëm fëmijët në det. Pas 30 min “baronët” e tendave ngjitur me kufirin e zotërise siç duket burrë e grua ju vunë nga pas veriorit me ulërima e britma, mbase për punë klientësh?! Burrat filluan të shtyjnë njëri-tjetrin, pastaj duke u gjuajtur me grushta.

 

Kishte edhe veriori grua dhe vajzë por nuk u përzien dhe nuk po ulërisnin si “baronia” bionde.

 

Më bëri përshtypje sjellja e asaj gruaje bionde ndaj mendova ti ve nofkën “barone” që e ndërsente të shoqin si të ishte menaxherja e ndonjë qeni që lufton në ring.

Situata filloi të degradonte me shpejtësi, pas pak vjen me vrap djali i rritur i veriorit në ndihmë të të jatit (rreth 37 vjeç). “Baronia” kishte edhe fëmijet pranë.

 

Një vajzë rreth 17-18 vjeç me flokë ngjyrë mjalti vrapon tek “bar/kafeja” i thençin rikthehet me vrap në vendngjarje me një sopatë në dorë të cilën e mori nga banaku i kafesë, sikur te mos mjaftone keta na kishin edhe një djalë rreth 16-17 vjeç i gjatë i dobët, që hidhet me një thikë të gjatë në sulm.

 

Veriori ishte shtrirë në tokë me gjithë të birin dhe vajza kamikaze me floke ngjyrë mjalti i bie me sopatë në kurriz!

I them tim shoqe të uli fëmijët poshtë gurëve në breg, sepse nga momenti në moment nëse ndonëjra palë do kishte armë, Palasi do ishte mbushur në gjak datë 06/08/2017.

 

Çfarë tmerri të kalosh Llogaranë me fëmijë të vegjël, të zbresësh në Palas pa asnjë “infrastrukturë minimale pa i rënë në qafë bukurisë së natyrës” pa asnjë lloj ndihme të shpejtë, pa tualete publike (kafete kishin secila nga një gropë të improvizuar si ‘tualet’) të paguash 1200ALL shazllonin dhe në fund të marrësh edhe ndonjë plumb rrikoshet si në vitin 1997.

 

Pasi shumë pushues u çuan nga shazllonet dhe u larguan me makina, pas 45min vjen policia. Më beri akoma më shume përshtypje se si nuk morën asnjë pushues në pyetje si dëshmitar se çfarë kishin parë pushuesit, normalisht veriori me të birin u shoqëruan në komisariat, ndërsa “baronesha” bionde së bashku me të shoqin dhe fëmijët bënin si viktima, ende ulërinin e klithnin pa fund.

 

Ne kemi shtet që lejon kamikaz të pushtojnë Palasin pa asnjë dokument “për shfrytëzim turizmi të përkohshëm” për këdo që i përmbush detyrimet e investimit sezonal.

 

Që vendosin çmime skandaloze për shazllon pa asnjë lloj kushti, pa kupon tatimor, dhe që në këtë lloj klime do ketë hapsira që konkurentët të kthehen në kamikaz.

 

Nuk më takon mua të analizoj rastin apo të nxjerr konkluzione i kujt ishte faji, por skenën e vajzës së “barones” bionde me flokë ngjyrë mjalti nuk do ta harroj, kur u versul sikur do ‘vriste’ një zombi për mbijetese jo një qënie njerëzore tjetër e aq më tepër ‘komshiun’ e saj.



Ju sugjerojmë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër
Kryesore

Berisha: Në SHBA do të shkoj para së të bëhem Kryeministër

27 Qershor, 2026 2:10 pm
Para
Futet në lum për të shpëtuar fëmijën, mbytet tragjikisht mamaja

Futet në lum për të shpëtuar fëmijën, mbytet tragjikisht mamaja

Kjo është lloji i femrës për të cilën të gjithë meshkujt pendohen pas ndarjes

Kjo është lloji i femrës për të cilën të gjithë meshkujt pendohen pas ndarjes

E fundit/ Rana e Hedhun përfshihet nga flakët, situata alarmante

E fundit/ Rana e Hedhun përfshihet nga flakët, situata alarmante
















TE FUNDIT

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
27 Qershor, 2026

Me 3 vende organizatore, 16 qytete dhe 48 skuadra që luajnë 104 ndeshje, ky i këtij viti është Botërori më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}