Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet kultivuesi i penduar i kanabisit: Si i ruanim për 2 mijë lekë arat

2017/08/04 at 10:05 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Flet kultivuesi i penduar i kanabisit: Si i ruanim për 2 mijë lekë arat

Hetimi dhe gjykimi i personave të akuzuar për një parcelë kanabisi me 6 mijë rrënjë drogë në zonën e Dajtit ka nxjerrë në pah detaje të mënyrës se si organizohet aktiviteti kriminal i kultivimit të bimëve narkotike, shkruan “Panorama”.


Fenomeni i përhapur ndjeshëm vitet e fundit në Shqipëri në rastin e katër të dënuarve për kultivim kanabisi në zonën e Dajtit, ka një veçori, pasi Policia dhe Prokuroria kanë hetuar jo vetëm “punëtorët” e parcelës, por edhe rekrutuesit e tyre, e madje edhe financuesit e aktivitetit kriminal.

Nga dosja penale e Prokurorisë së Tiranës ndaj katër të akuzuarve del se ata duhej të paguheshin me nga 2 mijë lekë të rinj në ditë. Po kështu punëtorët e hashashit “trajnohen” për mënyrën se si duhet të kujdesen për bimët, ndërsa parcelat me drogë ruheshin me armë kryesisht natën nga frika e vjedhjes apo dëmtimit të bimëve narkotike.

Detajet janë mësuar nga dëshmia e njërit prej të arrestuarve, që duket se “është penduar” duke treguar veprimet e paligjshme që ka kryer vetë, por edhe shokët e tij, të cilët tashmë e kanë kryer dënimin e dhënë ndaj tyre për këtë vepër penale.

Si filloi hetimi

Nga aktet e ndodhura në dosje rezulton se forcat e Policisë të Komisariatit nr.4 kanë organizuar operacionin “Fagu”, i cili u finalizua me arrestimin në flagrancë të katër personave, si dhe shpalljen në kërkim të dy bashkëpunëtorëve të tyre.

Arrestimi është bërë në bazë të informacioneve të marra nga struktura të Policisë Kriminale në Komisariatin nr. 4, ku nga një kontroll i ushtruar në zonën e fshatit Fag, në pyllin e Panecit, janë gjetur të kultivuara 600 bimësi dhe 6280 degë dhe 27 kg e 223 gramë boçe në proces tharjeje, të dyshuara kanabis sativa, në një hangar të improvizuar pranë kësaj parcele.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pushkë, model 56, me kasë druri, bajonetë dhe nr. serial. 3070382 dhe 1126129, si dhe 1 gëzhojë me makerim 3- 67 në ngjyrë

bronzi, me kapsollë të plasur dhe 155 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

DËSHMITË

 Nga deklarimet e shtetasve të arrestuar ka rezultuar se këta persona për kultivimin e bimëve narkotike janë financuar nga shtetasit, të cilët janë shpallur në kërkim nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Bimët e kultivuara dhe degët në proces tharjeje të gjetura në vendngjarje janë asgjësuar nëpërmjet zjarrit, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore dhe janë marrë në cilësinë e provës materiale disa bimë, degë dhe boçe të dyshuara si kanabis sativa për ekspertim të mëtejshëm. Nga deklarimi i marrë nga një i arrestuar rezulton se në datën 14.10.2016, rreth orës 08:00, ai ka qenë së bashku me shtetasit e tjerë të pandehur brenda një parcele të mbjellë me bimë narkotike pasi kanë qëndruar aty gjatë natës, ku edhe kanë fjetur.

Ata kishin ndezur një zjarr për t’u ngrohur, kur kanë parë punonjësit e Policisë dhe u kanë thënë të largohen dhe ai ka marrë një armë zjarri automatik, të cilën e kishte aty pranë duke qëlluar në ajër. Vete ai është përpjekur që të largohet, por nuk ka mundur, pasi është kapur nga punonjësit e Policisë, ndërsa personat e tjerë janë larguar në drejtime të ndryshme pa mundur të kapen.

Pasi janë kapur nga policia, ajo ka zbuluar edhe parcelën e mbjellë me bimë narkotike, ku në total ishin rreth 600 bimë, po ashtu ka gjetur dy armë zjarri pushke dhe kasollen, e cila përdorej për tharje të bimës narkotike.

Kush i mbolli

Në vazhdim i arrestuari ka shpjeguar se bimët narkotike i ka mbjellë ai bashkë me xhaxhain e tij, të cilët 10 ditë më parë i kanë kërkuar të punojë si punëtor te parcela që kanë mbjellë bashkë dhe se do të paguhej 20 mijë lekë të vjetër në ditë.

Parcela ishte në fshatin Fag, në lagjen e Panecit, dhe ditën kur ka shkuar aty, kanë qenë duke punuar dhe shtetasit e tjerë. Ditën kur ai ka filluar punë së bashku me të tjerët, kanë mësuar si pritet dhe qethet lënda narkotike, duke i vendosur te një kapanon pranë parcelës për t’i tharë. Në vazhdim të deklarimit të tij, shtetasi i arrestuar ka theksuar se në parcelë përveç tij kanë punuar edhe tre personat e tjerë që kanë bërë procesin e qethjes dhe i kanë vendosur bimët për tharje.

Roje me armë i parcelave

Në vazhdim dëshmitari ka shtuar se ka bërë roje tri herë brenda 10 ditëve, pasi i kishin thënë që “do bësh roje, sepse kanë pasur frikë mos i vjedhin mallin (lëndën narkotike)”, dhe ka bërë rojë bashkë me një shtetas tjetër.

Ai thotë se nuk është paguar pasi ka rënë dakord me punëdhënësin që kur të mbaronte punë, pra kur të korrej bima narkotike dhe thahej, do t’i jepeshin lekët. Të gjithë personat aty ishin punëtorë dhe u ishte thënë nga punëdhënësi se do të punojnë kundrejt shumës prej 2 mijë lekësh të rinj, që do t’u jepej kur të mbaronte puna.

Për armët që janë gjetur te kasollja, dëshmitari ka shpjeguar se i ka sjellë punëdhënësi dhe një shtetas tjetër, të cilët janë organizatorët dhe rekrutuesit e personave të implikuar në këtë aktivitet.

OPERACIONI “FAGU”

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar në flagrancë shtetasit me inicialet D.M., 16 vjeç, banues në Tiranë, P.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, E.A., 19 vjeç, banues në Tiranë, dhe E.M., 21 vjeç, banues në

Tiranë. Nga deklarimet e shtetasve të lartpërmendur, ka rezultuar se këta persona janë financuar për kultivimin e bimëve narkotike nga shtetasit e shpallur në kërkim, F.A., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe A.A., 47 vjeç, banues në Tiranë. Trazhgim Sokolaj/Panorama

 

 

Etiketa: KanabisKULTIVUES


Ju sugjerojmë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
Para
Fotot dhe emrat/ Ja kush janë 5 bandat e goditura të prostitucionit të shqiptarëve

Fotot dhe emrat/ Ja kush janë 5 bandat e goditura të prostitucionit të shqiptarëve

Martohet moderatorja e njohur, ja foto nga ceremonia !

Martohet moderatorja e njohur, ja foto nga ceremonia !

Telefonata para vrasjes/ Familja e Marvi Mihalit: Na thoni kush e çoi ….

Telefonata para vrasjes/ Familja e Marvi Mihalit: Na thoni kush e çoi ....
















TE FUNDIT

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
19 Korrik, 2026

Është përcjellë në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht në moshën 40-vjeçare pas një aksidenti...

Lexo më shumë

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
19 Korrik, 2026

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas...

Lexo më shumë

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}