Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbroni nishanet nga dielli, rrezik për kancer lëkure

2017/08/04 at 8:51 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Mbroni nishanet nga dielli, rrezik për kancer lëkure

Nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut dermatolog për vlerësimin e këtij nishani.


Nishanet janë të zakonshme te njerëzit. Përgjithësisht personat me lëkurë të bardhë kanë tendencë të kenë më shumë nishane, mesatarisht nga 10 – 40. Mirëpo nishanet mund të bëhen të rrezikshëm kur zhvillohet afër tij melanoma, kanceri i lëkurës.

Një ndër shkaktarët kryesorë është ekspozimi i shumtë në rrezet ultraviolet të diellit. Ndaj dhe veçanërisht gjatë këtyre ditëve me diell dhe temperatura të larta,  duhet treguar kujdes i dyfishtë për mbrojtjen e lëkurës dhe mbajtjen e saj sa më të shëndetshme.

Në një intervistë për gazetën “Mapo” mjekja dermatologe Ardiana Sinani apelon për mbajtjen nën kontroll të nishaneve, qofshin të lindura apo të fituara gjatë jetës. Doktoresha sqaron se personat që kanë më shumë se 100 nishane kanë risk më të lartë të zhvillojnë melanomën, si dhe nishanet e lindura me madhësi mbi 20 centimetër. Nga ana tjetër, dermatologia Sinani thotë se nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut dermatolog për vlerësimin e këtij nishani, shkruan Gazeta Mapo.

Po kështu jep edhe disa këshilla mjekësore se si mund të mbrojmë nishanet dhe në cilat raste duhet treguar kujdes i shtuar.

Çfarë janë nishanet dhe si formohen në trupin tonë?

Nishanet janë grumbullime qelizash që prodhojnë pigmentin e melaninës, të quajtura melanocite. Nishanet janë të zakonshëm te njerëzit. Personat me lëkurë të bardhë kanë tendencë të kenë më shumë nishane, mesatarisht nga 10 – 40 nishane. Nishani më i rrezikshëm i lëkurës është melanoma, e cila mund të zhvillohet afër nishanit. Studimet mjekësore kanë treguar se disa nishane kanë risk më të lartë për të qenë kancerogjenë.

Qofshin nishane të lindura apo të fituara, kur vëmë re rritje, ndryshim forme, ngjyre, a duhet të shqetësohemi? Çfarë po ndodh në trupin tonë?

Kur një person është i lindur me një nishan, këto quhen nishane kongjenitale ose nishane të lindura, rreth 1 në 100 persona lindin me një ose më shumë nishane, këto nishane variojnë në përmasa. Nishanet e lindura me madhësi mbi 20 cm kanë probabilitet më të lartë për të zhvilluar melanomën.

Nishanet atipike të quajtur ndryshe nishane displazike, të cilat janë më të mëdha se 6 mm dhe kanë formë të çrregullt, janë 2 ose më shumë ngjyrësh, kanë më shumë probabilitet për të zhvilluar melanomën.

Nishane të fituara quhen ato nishane që dalin pas lindjes, personat që kanë më shumë se 100 nishane kanë risk më të lartë të zhvillojnë melanomën.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut dermatolog, çfarë kontrollesh duhet të kryejmë?

Nëse vërejmë ndryshime në formën, madhësinë, ngjyrën e nishanit duhet t’i drejtohemi menjëherë mjekut dermatolog për vlerësimin e këtij nishani.

Kontrolli më i mirë i nishaneve bëhet me dermatoskop, një pajisje që na jep të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar natyrën e mirë apo të keqe të nishanit, dhe ekzaminimi më i mirë për nishanet është ajo që quhet ndryshe “gold standard”-është ekzaminimi histopatologjik, e thënë ndryshe biopsia e nishanit.

A ka lidhje mes tumoreve të lëkurës dhe ekspozimit ndaj rrezeve të diellit?

Po ka lidhje midis ekspozimit në diell dhe tumoreve të lëkurës, të tilla si keratosis actinice. Keratozat janë elemente prekancerogjene të lëkurës, që krijohen nga ekspozimi i gjatë në diell për vite me radhë, ndryshe quhen edhe elemente të hershme të karcinomës squamo qelizore, gjithashtu rrezatimi diellor dëmton direkt ADN-në e qelizave në lëkurë duke qenë edhe një nga shkaktarët e transformimit të nishaneve melanocitare në melanoma, kanceri më i rrezikshëm dhe metastatik i lëkurës.

Në këto temperatura të larta, si mund të mbrojmë nishanet nga dielli? Këshilla!

Ekspozimi në diell është një nga faktorët e rrezikut për të gjitha llojet e kancerit të lëkurës duke përfshirë edhe melanomën, reduktimi i ekspozimit diellor është një mënyrë e lehtë për të ulur rrezikun e kancerit të lëkurës.

Aplikoni kremra me faktor mbrojtës nga 30-50 SPF në të gjithë lëkurën që ekspozohet në diell, rivendosen kremin mbrojtës çdo 2 orë nëse jeni në plazh edhe në ditë që ka re, dhe pas notit dhe nëse djersiteni shumë.

Vishni veshje mbrojtëse, mbani syze dhe kapele me strehë të madhe.

Kërkoni gjithmonë hijet për të qëndruar apo pushuar, ecni gjithmonë nën hijen e pemëve apo të ndërtesave.

Mbroni fëmijët nga ekspozimi në diell duke i lënë të luajnë në hije duke përdorur rroba mbrojtëse dhe duke aplikuar kremra mbrojtës nga rrezatimi diellor.

Tregohuni të kujdesshëm afër rërës, ujit, madje dhe borës në dimër sepse ato reflektojnë rrezatimin diellor dhe rrisin shanset e djegies së lëkurës.

Merrni vitaminën D duke përdorur një dietë të shëndetshme, mjaftojnë 10-15 minuta në ditë rrezatim që ju të ndihmoni trupin tuaj në sintetizimin e Vitaminës D, qëndrimi në diell me orë të tëra duke justifikuar sintetizim e Vitaminës D është mjaft i gabuar.

Shmangni sa më shumë ekspozimin nëpër qendra estetike me solar artificial, disa vende janë duke e ndaluar me ligj përdorimin e solarit artificial.

Nëse doni të dukeni të nxirë më mirë aplikoni kremra me ngjyrë ( self – tanning product) se sa të ekspozoheni në diell dhe me solar artificial.

Kontrolli i nishaneve:

-Nishanet duhen kontrolluar çdo vit te mjeku dermatolog me sy të lirë, lupë zmadhuese apo me pajisje më të sofistikuar siç është dermatoskopi që na jep mjaft informacion për natyrën e nishaneve, përgjithësisht çdo individ duhet të ketë hartën e tij të nishaneve, në bazë të së cilës bëhet kontrolli vjetor i tyre nëse nuk paraqesin probleme;

-Për nishanet të cilat dyshohet, kontrolli bëhet më i shpeshtë çdo 6, 3 apo 1 muaj dhe nëse këto nishane plotësojnë kriteret e ndryshimeve hiqen në mënyrë kirurgjikale dhe pas heqjes bëhet ekzaminimi histopatologjik (biopsia), e cila vendos saktësisht se sa malinj është apo jo një nishan.

 



Ju sugjerojmë

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor
Life Style

Vala e të nxehtit, dëme edhe në shëndetin mendor

3 Korrik, 2026 11:55 am
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve
-Kulturë

(1975)/ Udhëtim në Shqipërinë, ku berberi i aeroportit shkurtonte flokët e turistëve

21 Qershor, 2026 11:24 am
Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë
Life Style

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

5 Qershor, 2026 5:18 pm
Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje
Life Style

Zbulohet koleksioni i Stalinit, 40 mijë shishe të rralla vere dalin në shitje

1 Qershor, 2026 9:41 am
Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale
Life Style

Inteligjenca artificiale ndihmon në kontrollin e diabetit në spitale

26 Maj, 2026 3:16 pm
10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana
Life Style

10 qytetet më të përballueshme në Europë për një fundjavë, mes tyre edhe Tirana

25 Maj, 2026 7:32 pm
Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen
Life Style

Ekspertët: 20 minuta ecje në ditë, përfitimet që sjell për trupin dhe mendjen

25 Maj, 2026 8:54 am
Para
Operacioni në Adriatik/ Kapet sasi e madhe droge, arrestohen shqiptarët

Operacioni në Adriatik/ Kapet sasi e madhe droge, arrestohen shqiptarët

VIDEO/ E dëgjuat “despacito-n” shqiptare?

VIDEO/ E dëgjuat “despacito-n” shqiptare?

Dinamo Zagreb-Skënderbeu/ Ndeshja që dy vite më parë UEFA e cilësonte të trukuar

Dinamo Zagreb-Skënderbeu/ Ndeshja që dy vite më parë UEFA e cilësonte të trukuar
















TE FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
19 Korrik, 2026

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}