Policia ka zbardhur të tjera detaje mbi ngjarjen më të fundit kriminale të ndodhur në zonën e “Komunës së Parisit”, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit midis dy mjeteve në lëvizje e sipër mësohet se është plagosur një 24 vjeçar i cili ka marrë dy plumba në shpatull. Mësohet se i plagosuri është identifikuar me inicialet L.H dhe po lëvizte me makinëne tij me targa AA 777 RT. Policia ndërkohë ka bllokuar të gjithë hyrje-dalje e Tiranës me qëllim kapjen e autorëve të ngjarjes.