Të famshmit kanë qenë jo pak aktivë, kur ka ardhur puna tek politika e mendimet e tyre lidhur me këtë fushë. Momentalisht, shumica e yjeve kanë bindje të forta kundër Trump, e këtu mesa duket është përfshirë edhe modelja shqiptare, që jeton në SHBA.
Emina Cunmulaj, si shtetase amerikane tashmë, është më pranë situatës politike të kësaj superfuqie, e këtë e ka shprehur para pak minutash në Instagram. Donald Trump ka dhënë vendimin ditën e sotme kundër përfshirjes së transgjinorëve në ushtrinë vendase. Kjo sjellje konservative e republikanit e ka shtyrë Eminën të shpërthejë në një lum kritikash, duke u shprehur ekzaktësisht kështu: “Më vjen të vjell! Më përzihet! Më vjen keq, por nuk mund të rri më e heshtur! Ky nuk është Presidenti im!”. Një vendimarrje e tillë nga ana e Trump nuk u prit aspak mirë nga shumica e amerikanëve, edhe pse ky i fundit njihet për natyrën e tij moskokëçarëse në këtë drejtim. Më poshtë do të gjeni postimin e modeles.