Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Skandali i mbetjeve spitalore që derdhen në lumë, Ministria e Shëndetësisë: Përgjegjësia është e Ministrisë së Mjedisit

2017/07/17 at 5:44 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i mbetjeve spitalore që derdhen në lumë, Ministria e Shëndetësisë: Përgjegjësia është e Ministrisë së Mjedisit

 Nëpërmjet një deklarate për median Ministria e Shëndetësisë ka reaguar mbi denoncimin që ka bërë emisionin investigativ “Stop” për kompaninë “Euroteam”, për derdhjen në brigjet e lumit Erzen të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Ministria e Shëndetësisë thotë se përgjegjësia për revokimin e lejes së subjektit në fjalë i takon Ministrisë së Mjedisit. Më tej Ministria e Shëndetësia i kërkon Ministrisë së Mjedisit të vlerësojë me seriozitet korrektësinë e ushtrimit të aktivitetit të kompanive të administrimit të mbetjeve spitalore.


Deklarata e Plotë e Ministrisë së Shëndetësisë

Më datë 10 korrik 2017, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar përmes pamjeve filmike, keqadministrimin e mbetjeve spitalore nga kompania e licencuar “Euroteam”. “Stop” ka investiguar rrugën që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjen e tyre në brigjet e lumit Erzen.

Ministri i Shëndetësisë pasi ka përcjellë me shqetësim problematikën e transmetuar, ka kërkuar vënien në dispozicion të një sërë informacionesh nga institucionet përgjegjëse, si Ministria e Mjedisit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Menjëherë, autoriteti i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Beqiri ka firmosur dy urdhra: Urdhër për “Ngritjen e grupit të inspektimit për subjektet që trajtojnë dhe menaxhojnë mbetjet spitalore” dhe Urdhër për “Ngritjen e grupit të inspektimit për subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore”, me qëllim monitorimin e zbatimit të kornizës ligjore nga prodhuesit, trajtuesit dhe menaxhuesit e mbetjeve spitalore.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, pas kërkesës së Ministrit të Shëndetësisë për informacion, ka raportuar një sërë problematikash të evidentuara nga inspektimet e kryera në terren për vitin 2016-2017. Ndërkohë, për shkeljet e konstatuara nga kompanitë e administrimit të mbetjeve spitalore, janë lënë detyra dhe janë marrë masa administrative. Sipas informacionit të përcjellë, në vitin 2015 për kompaninë Euroteam është marrë vendim për mbyllje provizore dhe masë administrative në vlerën 1 000 000 (një milion) lekë për mos administrimin e mbetjeve spitalore sipas legjislacionit në fuqi.

Ministrisë së Mjedisit, si institucioni që lëshon lejen e veprimtarisë ndaj kompanive për administrimin e mbetjeve spitalore, i është kërkuar të bëjë me dije masën që ka marrë ndaj kompanisë “Euroteam” që prej momentit të transmetimit të pamjeve nga emisioni “Stop”.

Duke njohur ndikimin e drejtpërdrejtë në mjedis dhe në cilësinë e jetës së popullatës, si dhe duke vlerësuar seriozitetin e institucionit të Ministrisë së Mjedisit, që përmes një deklarate për emisionin denoncues informoi pezullimin e aktivitetit të kompanisë “Euroteam”, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa duke i kërkuar zyrtarisht Kryeministrisë, më 12.07.2017 “Lejimin e prokurimit për trajtimin e mbetjeve spitalore në disa spitale të vendit”. Në kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë citohet qartësisht:

“Nisur nga rëndësia dhe emergjenca që paraqet procesi i trajtimit të mbetjeve spitalore, me qëllim mos ndërprerjen e procesit të trajtimit të mbetjeve spitalore, mbështetur në pikën 2 të Vendimit Nr. 482, datë 05.07.2017, të këshillit të Ministrave “Për pezullimin e përkohshëm të prokurimeve për vitin 2017”, kërkojmë miratim për lejimin e spitaleve, për zhvillimin e procedurës së prokurimit për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”.

Në një komunikim të mëvonshëm (14 korrik 2017), Ministria e Mjedisit ka informuar Ministrinë e Shëndetësisë se “leja e subjektit në fjalë është në proces revokimi dhe pritet që Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve të përfundojë praktikën e dokumentacionit, që më pas ministri të firmosë urdhrin e revokimit”.

Pra, ndryshe nga sa u deklarua në media, Ministria e Mjedisit, si i vetmi institucion përgjegjës për revokimin e licencës së kompanisë Euroteam, NUK e ka firmosur një masë të tillë.

Vetëm sot, më datë 17.07.2017, Ministri i Mjedisit ka firmosur Urdhrin për revokimin e licencës dhe lejes mjedisore të kompanisë “Euroteam”.

Ndërkohë, Kryeministria, duke marrë parasysh kërkesën e paraqitur më herët nga Ministria e Shëndetësisë, ka miratuar lejimin e zhvillimit të procedurës së prokurimit, me objekt “Për trajtimin e mbetjeve spitalore, për plotësimin e nevojave deri në fund të vitit 2017”.

Pas fakteve të transmetuara nga gazetarët investigativ dhe pas njohjes me problematikat e raportuara nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë i kërkon Ministrisë së Mjedisit (si organi që ka licencuar veprimtarinë dhe inspektuar atë përmes institucioneve në varësi (Inspektorati i Mjedisit)), të vlerësojë me seriozitet korrektësinë e ushtrimit të aktivitetit të kompanive të administrimit të mbetjeve spitalore.

Në rastet e një papërgjegjshmërie totale, siç ishte rasti i denoncuar i kompanisë Euroteam, Ministria e Mjedisit duhet të vepronte me revokim të menjëhershëm të licencës.

Procesi i administrimit të mbetjeve spitalore mund të cilësohet si i prapambetur dhe i shoqëruar me shkelje të vazhdueshme të detyrimeve të sanksionuara me ligj, ndaj duhet ndjekur nga institucionet përgjegjëse deri në hallkën e fundit ku bëhet përpunimi i tyre./opinion.al

Etiketa: euroteamskandali i mbetjeve


Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Luli është më i gjati, Luli është më i bukuri

Luli është më i gjati, Luli është më i bukuri

Ndahet nga jeta regjisori Romero, krijuesi legjendar i filmave me zombie

Ndahet nga jeta regjisori Romero, krijuesi legjendar i filmave me zombie

Çfarë bën kështu Aurela Hoxha? Çorientove Instagramin …

Çfarë bën kështu Aurela Hoxha? Çorientove Instagramin ...
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com