Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publicitet me 2-vjeçaren e djegur, mjekia e QSUT nuk e kalon në heshtje sjelljen e Kryeministrit

2017/07/13 at 11:38 AM
në Aktualitet, Politikë, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Publicitet me 2-vjeçaren e djegur, mjekia e QSUT nuk e kalon në heshtje sjelljen e Kryeministrit

Kryeministri Edi Rama dërgoi dje në QSUT, në repartin e Djegie-Plastikës ish-drejtoreshën e tij, Olgerta Manastirlliu për të dhënë lajmin e mirë se një fëmijë vetëm 2 vjeç i djegur në 70 % të trupit do të dërgohet jashtë shtetit për mjekim më të specializuar. Olgertën e ndoqi nga pas një kamera e kryeministrisë e cila më pas shpërndau edhe njoftimin për mediat duke i dhënë kështu pikë kryeministrit që kreu këtë akt human.


Gjatë deklaratës së saj, Olgerta Manastirlliu nuk përmendi në asnjë rresht punën e mjekëve të këtij spitali për të mbajtur në jetë vogëlushen nga Peqini e shtruar prej disa ditësh në Reanimacionin e Djegie-Plastikës. Ajo tha vetëm se “me porosi të Kryeministrit unë jam këtu për të siguruar dërgimin për kurim të specializuar në një klinikë, e cila merret me trajtime të tilla në Turqi”.

Këtë moment duket se nuk e ka përtypur lehtë mjekia që është kujdesur për shëndetin e vogëlushes, Albana Myftiu. Përmes një statusi në facebook ajo bën të ditur se stafi i këtij spitali ka bërë gjithçka dhe ia ka dalë të mbajë në jetën vogëlushen si dhe ta dërgojë në gjendje të stabilizuar në Turqi.

Ajo tregohet e kujdesshme për të mos atakuar drejtpërdrejt Kryeministrin, apo ish-drejtoreshën Manastirlliu por nëpër rreshta lexohet qartë mesazhi se “mjekët dhe infermierët janë heronjtë e heshtur që qendrojnë pranë pacientit dhe larg kamerave”.

Statusi i plotë i mjekes Albana Myftiu në facebook

Do te doja ta nxirrja te sheruar Altean e vogel nga reanimacioni i Djegies, por familjaret e vogelushes i nderruan rrjedhen e trajtimit duke insistuar ta mjekonin jashte Shqiperise, gje e cila u arrit me nderhyrjen e vecante te kryeministrit Rama.
Ajo kaloi me shume veshtiresi, por me sukses gjendjen kritike te shokut te djegies, fale punes se pergjegjshme, te palodhur e profesionale te infermierve te Reanimacionit te Djegies qe kane shpetuar me dhjetra jete femijesh e te rriturish te djegur rende. Ajo do vazhdoje trajtimin e komplikuar nga koleget tane te huaj, te cileve ua dorezuam vogelushen me parametra vitale te stabilizuar.

Ekipi i Djegies tregoi edhe njehere se profesionalizmi dhe elementi bashkepunues mjek-infermier jane fitimtare ndaj semundjes se djegies, qe merr jo pak jete edhe neper bote.
Une ju falenderoj: Mira, Diana, Lahe, Veti, Moza, Besa, Nertila, Anna, Floresha, Tereza, Vini, Zyli, Zerina. Ju jeni heronjte e heshtur, prane te semurit e larg kamerave te medias, te cilat nuk afrohen kur behet fjale per sukses ne shpetimin e jeteve te semura!
Misioni yne u krye :)

 

Deklarata e Kryeministrisë

Vogëlushja 2-vjeçare Altea Jubi, e cila prej disa ditësh po lufton me jetën, pasi është djegur në 70% të trupit, do të dërgohet për trajtim të specializuar në Turqi. Kryeministri Edi Rama, pasi u njoh me rastin e vogëlushes që ka prekur opinionin publik, ka kërkuar informacion të plotë për gjendjen shëndetësore të saj, pas të cilit është kujdesur për t’i siguruar një kurim më të specializuar të menjëhershëm. Deputetja e qarkut të Tiranës, Ogerta Manastarliu, e cila vizitoi sot 2-vjeçaren, në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, konfirmoi se tashmë është siguruar transportimi i saj në një klinikë të njohur për trajtime të tilla në Turqi. Sipas Manastarliut, gjendja e vogëlushes paraqitet e rëndë, ndaj u mundësua edhe ndërhyrja sa më e shpejtë për t’i shpëtuar jetën.
“për vajzën 2-vjeçare. Në fakt, ashtu siç referojnë edhe mjekët, gjendja është kritike. Nuk mund të jepen garanci. Por ajo çfarë ne sigurojmë është që do t’i jepet shërbimi më cilësor i mundshëm, pa humbur aspak kohë,” – u shpreh deputetja Manastarliu.

/R.D-Opinion.al



Ju sugjerojmë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
Para
HISTORIA/ “Si më mashtroi kolegu pas seksit në zyrat e punës”

Zbulimi shkencor: Seksi një herë në javë ngadalëson plakjen tek femrat

Selena tradhtohet keq nga rrobat, i dalin pjesët intime!

10 leksione dashurie nga Selena Gomez

Beteja e Shpëtim Idrizit/ Rinumërohen në KQZ votat e Tiranës

Beteja e Shpëtim Idrizit/ Rinumërohen në KQZ votat e Tiranës
















TE FUNDIT

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
23 Qershor, 2026

Shkencëtarët kanë ndërtuar “orët bërthamore” të parat në botë, një hap i madh drejt matësit më të ashpër, potencialisht më...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
23 Qershor, 2026

Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët deri në...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
23 Qershor, 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos u druani, pasi me maturinë...

Lexo më shumë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}