Pas ardhjes në jetë të binjakëve, Ronaldo do të bëhet sërish baba. Mësohet se ai dhe e dashura e tij 23 vjeçare, Georgina Rodrigez janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por për Ronaldon do të jetë fëmija i katërt. Sipas britanikes “The Sun” mësohet se çifti janë në pritje të një vajze.
Ronaldo dhe Georgina për momentin janë duke pushuar në plazh, ku nga fotot e shkrepura vërehet qartë barku i fryrë i modeles 23 vjeçare.