Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria mes zjarreve/ Digjen mijëra rrënjë ulliri, u rrezikuan dhe banesa e puse nafte

2017/07/08 at 9:48 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Emergjencat Civile: Zjarre në të gjithë vendin, angazhohen 95 zjarrfikëse

Zjarret po shkaktojnë dëme të mëdha në vend. Zjarrfikëset, punonjësit e Pyjores, ushtarë, por dhe banorë të zonës kanë luftuar me flakët në mbi 10 vatra zjarri në 24 orët e fundit. Emergjencat Civile thonë se zjarret janë shtrirë në mbarë vendin dhe dëmet më të mëdha deri tani janë shkaktuar në ullishte. Por janë rrezikuar edhe banesa apo fabrika e puse nafte.  


Informacion i Emergjencave Civile për situatën e zjarreve në vend:

 

Qarku Shkodër

Në fshatin Reç i Ri, Njësia Administrative Velipojë, bashkia Shkodër, ka rënë zjarr në kasollen pranë banesës së shtetasit P.F. Shërbimi vendor i MZSH Shkodër, dërgoi në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 12 efektivë të cilët kanë punuar rreth 1 orë dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sasi e madhe bari dhe u shpëtua banesa dhe bagëtitë që ndodheshin pranë.

Në fshatin Potgor, Njësia Administrative Qendër, bashkia Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një siperfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Malësi e Madhe ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 8 ha me shkurre dhe ferra.

Qarku Berat

Në fshatin Malas Breg, Njësia Administrative Kutalli, bashkia Ura Vajgurore, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Berat, dërgoi në vendngjarje 3 automjete zjarrfikëse, 17 efektivë së bashku me disa banorë të zonës, punonjës të Inspektoriatit Pyjor si dhe 30 forca ushtarake për të shuar vatrat e zjarrit, të cilët kanë mbërritur nga reparti i Poshnjes. Pas një pune të gjatë nga të gjithë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 28 ha me shkurre dhe ferra, dhe 5 000 rrënjë ullinj të rinj.

Në fshatin Radësh, Njësia Administrative Qendër të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Skrapar ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët kanë punuar dhe kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 15 ha shkurre dhe ferra.

Në fshatin Vokopolë, Njësia Administrative Tërpan të bashkisë Poliçan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Shërbimi vendor i MZSH Poliçan ka dërguar në vendngjarje 2 automjete zjarrfikëse dhe 6 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe prej 2 ha shkurre dhe ferra.

Qarku Elbasan

Në fshatin Bishqem Fushë, Njësia Administrative Pajovë, bashkia Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullishtë. Shërbimi vendor i MZSH Peqin, dërgoi në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës me personel, të cilët kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynyn me shkurre, ferra dhe 3 rrënjë ullinj shekullor.

Në fshatin Hajdaraj të Bashkisë Elbasan ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurra dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Elbasan ka dërguar në vendngjarje 1 automjet dhe 3 efektivë të cilët kanë shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogjën 1 dynym me shkurre dhe 30 rrënjë ullinj.

Qarku Vlorë

Në fshatin Zvërnec, Njësia Administrative Qendër, bashkia Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Shërbimi vendor i MZSH Vlorë ka shkuar në vendngjarje me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

Qarku Durrës

Pranë llixhave “Bilaj”, në fshatin Bubq, Njësia Administrative Fushë Krujë, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë një fabrike. Shërbimi vendor i MZSH Krujë, ka dërguar në vendngjarje 1 automjet zjarrfikës dhe 3 efektivë dhe ka punuar për shuarjen e zjarrit me shpejtësi pa i dhënë mundësi të kalonte tek fabrika ngjitur. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e vogël me shkurre dhe ferra.

Qarku Fier

Në fshatin Zharrës të bashkisë Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe në një gropë pusi nafte, ku rrezikohej direkt pusi i naftës 365. Shërbimi vendor i MZSH Patos dërgoi 1 mjet dhe 9 efektivë, së bashku me një mjet zjarrfikës të kompanisë së naftës Albpetrol dhe 6 efektivë. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të shuanin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 3 dynym me shkurre dhe ferra. U shpëtua pusi i naftës nr. 365. Nuk pati të lënduar.



Ju sugjerojmë

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

26 Qershor, 2026 10:16 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

26 Qershor, 2026 9:45 pm
Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
Bota

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

26 Qershor, 2026 8:37 pm
Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

26 Qershor, 2026 7:28 pm
I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën
Bota

I nxehti vdekjeprurës godet Spanjën, 327 persona humbin jetën

26 Qershor, 2026 7:27 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Hormuz/ Irani sulmon anijen, OKB pezullon operacionin e shoqërimit

26 Qershor, 2026 5:59 pm
Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego
Sport

Kushton 81 mijë dollarë, Kupa e Botës më e veçantë me diamante dhe lego

26 Qershor, 2026 4:54 pm
Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja
Kryesore

Plazhet publike me pagesë, Gonxhja: Disa prej tyre janë tarifuar 1 mijë lekë të reja

26 Qershor, 2026 4:37 pm
Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës
Aktualitet

Miratohet VKM-ja për kreditë e buta për punonjësit e administratës

26 Qershor, 2026 4:21 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Para
Mësuesit: Do dalim në protesta, nuk na paguhen orët shtesë dhe transporti

Licenca, dalin datat e provimeve për mësuesit e rinj

Foto/ Përplasen makinat, trafik i rënduar në autostradë

Foto/ Përplasen makinat, trafik i rënduar në autostradë

Foto/ Zhvishet nëna e Alban dhe Argjentina Ramosajt dhe do t’ju lërë pa fjalë…

Foto/ Zhvishet nëna e Alban dhe Argjentina Ramosajt dhe do t’ju lërë pa fjalë…
















TE FUNDIT

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

“Çohuni nga kafja”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
26 Qershor, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Qytetarët nisën marshimin në bulevard, për t’iu bashkuar pjesës...

Lexo më shumë

Sulmet drejt anijeve në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Irani shkeli marrëveshjen

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
26 Qershor, 2026

Regjimi islamik i Iranit nisi të paktën katër dronë sulmues me një drejtim kundër anijeve që lundronin nëpër Ngushticën e...

Lexo më shumë

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein

Bill Gates pranon lidhjet jashtëmartesore me tri gra, i përfshirë edhe Epstein
26 Qershor, 2026

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka pranuar gjatë një dëshmie para një komisioni të Kongresit amerikan se ka pasur tre...

Lexo më shumë

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve

Dita e 27, nis protesta e qytetarëve
26 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur në ditën e 27-të të protestës në sheshin “Skëndërbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}