Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje/ Nën hijen e protestave, takimi i nivelit të lartë të G20-ës ka nisur

2017/07/07 at 1:29 PM
në Aktualitet, Bota, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje/ Nën hijen e protestave, takimi i nivelit të lartë të G20-ës ka nisur

Nën hijen e protestave të kundërshtarëve të tij nisi në Hamburg takimi i nivelit të lartë të G20-ës, i fuqive të mëdha ekonomike. Kancelarja Merkel i përshëndeti shefat e shteteve dhe të qeverive në vendin e takimit.


Kancelarja Angela Merkel i priti në një takim të parë kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve më të rëndësishme të industrializuara dhe të vendeve në ekspansion. Tema e takimit ishte lufta kundër terrorizmit. Ndërkohë, kundërshtarët e takimit të nivelit të lartë, u përpoqën të bllokojnë rrugët që të çojnë në qendrën e takimeve, policia përdori ujëhedhës, automjetet u përfshinë nga flakët.

 

12:50 Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel i dënoi individët që mbështesin protestat e dhunshme në Hamburg.

“Unë e kuptoj kritikën ndaj takimit të G20-ës dhe mbështes shumë nga kritikat”, i tha ai gazetës Passauer Neue Presse. Por ai shtoi se në shtetet demokratike “duhet të jetë e mundur për kryetarët e shteteve dhe të qeverive nga e gjithë bota që ta takojnë njëri-tjetrin.”

12:45 Zonja e parë e SHBA, Melania Trump nuk largohet dot nga hoteli ku po rri në Hamburg për të ndjekur ngjarjet e G20-ës për arsye sigurie, tha zëdhënësi i saj, të cilin e citon agjencia e lajmeve, dpa.

12:28 Bashkëshortet dhe bashkëshortët e liderëve që ndjekin G20-ën po bëjnë një shëtitje turistike në qytetin e Hamburgut, me bashkëshortin e Kancelares, Joachim Sauer. Zonja e parë e SHBA, Melania Trump nuk qe e pranishme në pjesën e parë të programit, që përfshinte një shëtitje me anije në portin e qytetit. Brigitte Macron, gruaja e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshorti i Theresa May-t, Philip May ishin të dy në anije. E pranishme qe edhe Sophie Gregoire Trudeau, gruaja e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau me djalin e tyre tri vjeç, Hadrien.

12:04 Kryeministrja britanike, Theresa May thotë se udhëheqësit e G-20-ës do të përpiqen ta bindin Presidentin e SHBA, Donald Trump që të ribashkohet me Marrëveshjen e Klimës së Parisit.

“Besoj se kjo është e mundur”, i tha ajo televizionit të BBC, por theksoi se marrëveshja nuk do të rinegociohet. “Mesazhi kolektiv që do t’i jepet Presidentit Trump në këtë tryezë do të jetë se është e rëndësishme që Amerika të rikthehet në Marrëveshje dhe shpresoj se do të jem në gjendje që të punoj që kjo të ndodhë.”

12:00 Protestuesit nuk arritën t’i pengojnë udhëheqësit botërorë që të mblidhen në takimin e G-20-ës, por arritën të pengojnë një ministër gjerman.

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble nuk e ndoqi dot siç qe planifikuar një diskutim në podium të premten, për shkak të situatës së tendosur të sigurisë, thanë organizatorët. Diskutimi me temë “G20 Global Classroom” pritej të përfshinte studentë nga disa vende.

11:40 Policia e Hamburgut tha se sot në mëngjes, drejt njërit prej helikopterëve të saj u hodh një raketë sinjalizuese, që për pak e goditi helikopterin.

11.44 Uhr – Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takuan për herë të parë personalisht. Sot paradite pati një shtrëngim të parë duarsh, pasi mbërritjes së të gjithë kryetarëve të shteteve, bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. “Ata i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe thanë se do të takohen shpejt veçmas”, i tha Peskovi agjencisë së lajmeve Tass. Një takim më i gjatë është parashikuar për pasdite.

 

11:13 Grupi BRICS i shteteve kryesore në ekspansion ekonomik (Brazil, Rusi, Indi, Kinë, Afrikë e Jugut) i bëri thirrje G-20-ës që të çojë përpara zbatimin e Marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës dhe deklaroi mbështetje për “një sistem tregtar të bazuar në rregulla, transparent, jo diskriminues, të hapur, përfshirës dhe shumëpalësh”, si dhe “për zbatimin dhe forcimin e rregullave të OBT për angazhimet”, edhe si një kundërshtim i proteksionizmit. Pozicioni i tyre i vë këto shtete kundër Presidentit të SHBA, Donald Trump, i cili e ka nxjerrë vendin nga Marrëveshja e klimës e Parisit dhe kërkon të ndjekë në tregti moton “America First”./DW



Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
Ekskluzive/ Incidenti ajror, flet pasagjeri: Tmerri që përjetuam në avionin që u përfshi nga flakët

Ekskluzive/ Incidenti ajror, flet pasagjeri: Tmerri që përjetuam në avionin që u përfshi nga flakët

Mami, mos ki merak! Kam sigurimin e shëndetit me vete në roaming. Qetësohuuu mami! Është falas

Mami, mos ki merak! Kam sigurimin e shëndetit me vete në roaming. Qetësohuuu mami! Është falas

Foto Ekskluzive/ Incidenti ajror, ky është avioni që mori flakë në ajër

Foto Ekskluzive/ Incidenti ajror, ky është avioni që mori flakë në ajër
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}