Astrit Patozi pasi u largua nga gara për kryetar të PD-së ka një mesazh për të gjithë ata që e vendosën në shenjestër gjatë këtyre ditëve që kishte shpallur kandidaturën. Mes rreshtave duket se shkruan edhe për Sekretarin e përgjithshëm të PD, Arben Ristani i cili u shpreh se Patozit iu ofruan negociata dhe jo pazare.
Po kështu Patozi thotë se gjatë këtyre ditëve e kanë sulmuar njerëz servilë të Bashës por edhe njerëz të paguar nga kunati i Bashës, Erjon Isufi.
Statusi i plotë i Patozit
Për sharësit me dhe pa pagesë
Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qendruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilni në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme “call center”, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.
Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.
Suksese të gjithëve!
/Opinion.al