Gramoz Ruçi është sot emri më i përfolur në PS për të marrë kreun e Kuvendit. Mësohet se vetë Rama ka propozuar numrin II të partisë për këtë post.
Ruçi mund të marrë detyrën që më 24 korrik, kohë kur kreu aktual Ilir Meta shkon në Presidencë.
Ruçi është një besnik i Ramës që gjatë fushatë tregoi, sipas Ramës, një angazhim maksimal, për të cilin kryeministri nuk harroi ta falenderonte veçanërisht dje gjatë festës së PS-së.