Ditën e dielë më 25 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e nënta të parlamentit Shqiptar. Qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00 të pasdites.
Personi i prë që voton, është Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri. Zguri do të votojë në Liceun Artistik Jordan Misja, në “Rrugën e Elbasanit”, që përkon me njësinë numër 2.
Kreu i KQZ-së do të përcjellë edhe një mesazh për të gjithë qytetarët, për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.