Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Përhapeni lajmin, ndryshimi i madh po vjen

2017/06/19 at 7:36 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha ironizon Ramën me Metën: Pushteti nuk merret me dhunë, por me votë

Lulzim Basha u tha qytetarëve të Beratit sot të mbledhur në mitingun përmbyllës të fushatës, që të dalin derë me derë, të përhapin lajmin se ndryshimi i madh po vjen.
Basha tha se ai është gati të jetë kryeministri i njerëzve, i halleve të tyre, i kërkesave të tyre. Kryeministri që do ndezë motorrin e ekonomisë, sepse ka një plan që do hapë vende pune, që do sjellë investime, do rrisë konsumin e prodhimin në vend.


“Ne kemi planin, ne kemi vendosmërinë, ne kemi mbështetjen. Edi Ramës nuk ia blen askush premtimet për herë të dytë. E ka kuptuar edhe vetë. Ndaj refuzon çdo përballje. E di se në një përballje dhe një debat do ti duhen vetëm 5 minuta ti bjerë të fikët para meje dhe para gënjeshtrave të tij.

Jo vetëm i ka të shkurtra gënjeshtrat e tij, por nuk e mbajnë as gjunjët më. 1 muaj i iku debatit dhe tani do të zëvëndësojë debatin për hallet tuaja me cic-micet me mua. Kjo nuk ka për të ndodhur. Një timon fëmijësh t’ia blejmë tek tregu e ta largojmë njëherë e mirë se Shqipëria nuk ka nevojë për një kryeministër që mendon vetëm për veten e tij e pushtetin e tij. Mendon vetëm qefet dhe tekat e tij, që nuk ndan prioritetet e qytetarëve por ka vetëm prioritetet e tij. Sepse kjo nuk është lojë. Kjo është jeta e shqiptarëve. Këto janë miliardat e shqiptarëve dhe nuk mund të përfundojnë si xhixha loje për palma e për fasada, e për tendera e koncensione korruptive. Ndaj me 25 Qershor, na duhet e do të kemi një plan, një ekip dhe një kryeministër që do të ndezë motorrin e ekonomisë. Ky do të jem unë, kryeministri i njerëzve punëtorë të Beratit, Kuçovës, Urës Vajgurore, Poliçanit, Çorovodës dhe gjithë Shqipërisë. Jam gati me mbështetjen tuaj ta nisim punën e madhe që na pret, punën e vërtetë për ndryshimin e vërtetë që do të doni e do të keni në familjet tuaja”, tha Basha.

Kryedemokrati tha se plan i tij ekonomik do rrisë konsumin, prodhimin, do rrisë pensionet, do sigurojë shkolla të mira me drekë për fëmijët e shqiptarëve dhe do garantojë mbështetje për nevojtarët.

“Ndaj këto 5 ditë, që nga ky moment, kur të ndahemi nga ky miting i jashtëzakonshëm, gjithsecili prej jush gjeni dhe afroni 5 të tjerë. Jo ata qindra e mijëra që tashmë i kemi në mesin tone, por 5 të tjerë nga ata të heshtur, kokëulur. Merrini dhe jepuni nga kurajoja juaj. Ndriçojini me programin dhe planin tonë ekonomik. I tregoni se ne do ti ulim taksat, se ne do ta ulim TVSh-në, se ekonomia do të ringjallet dhe se rritja ekonomike do të garantojë punë dhe punësim, se rinia do të ketë 10 mijë stazhe të paguara dhe se me të ardhurat e shtetit kurrë më nuk do të bëhen lojëra, fasada, palma, tendera e koncesione korruptive, bileta avioni 2.5 milionë euro në muaj për qeveritarët e shpenzime pa fund për ata. Por ne do të bëjmë 3 gjëra të rëndësishme këto 4 vite të para; rritjen e pensioneve, shkollat sipas modelit europian me orare europiane dhe drekën e paguar nga shteti, dhe rritjen e ndihmës ekonomike për të gjitha familljet në nevojë. Ndajeni planin tonë, shpërndajeni frymën tonë të fitores. Fitorja po vjen, askush nuk e ndal dot”, tha Basha.

Etiketa: Bashaekonomiandryshimi i madh


Ju sugjerojmë

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
Bota

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

9 Korrik, 2026 12:33 pm
U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
Kronikë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

9 Korrik, 2026 12:30 pm
Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
Kronikë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

9 Korrik, 2026 11:30 am
PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
Politikë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

9 Korrik, 2026 10:47 am
Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës
Bota

Qershori 2025 më i nxehti në historinë e Evropës

9 Korrik, 2026 10:46 am
Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit
Kryesore

Protesta/Rama për Corriere: Nuk kam frikë nga turma, gati për dialog me protestuesit

9 Korrik, 2026 10:41 am
Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Shkon në 3,811 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

9 Korrik, 2026 9:46 am
SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane
Bota

SHBA godet 90 objektiva të tjera ushtarake iraniane

9 Korrik, 2026 8:32 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 korrik 2026

9 Korrik, 2026 7:50 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

9 Korrik, 2026 7:47 am
Para
Ndërron jetë gruaja që u përfshi në aksident. Familja emigrante po kthehej në Vlorë

Përplas të miturën me makinë dhe arratiset

Rama: Ju tregoj kur nisi krisja ime me Ilir Metën

Rama: Ju tregoj kur nisi krisja ime me Ilir Metën

Pas publikimit të videos nga Rama, reagon Xhelal Mziu: Kërkoj ndjesë

Pas publikimit të videos nga Rama, reagon Xhelal Mziu: Kërkoj ndjesë
















TE FUNDIT

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta

Dhuratë e pazakontë në samitin e NATO-s, Erdogan u dhuron liderëve pistoleta
9 Korrik, 2026

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan zgjodhi një dhuratë të pazakontë për liderët e NATO-s në përfundim të samitit në Ankara:...

Lexo më shumë

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit

U akuzua për abuzim me tenderin 2.2 mln euro, GJKKO pushon çështjen e Jonaid Myzyrit
9 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme i ka dhënë të drejtë SPAK për pushimin e çështjes së Jonaid Myzyrit dhe të pandehurve të tjerë për...

Lexo më shumë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë

Mbahet gjyqi në GJKKO, Meta: Nuk e kam marrë dosjen e plotë
9 Korrik, 2026

Në GJKKO, po mbahet seanca e radhës e gjyqit të Ilir Metës e Monika, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash e...

Lexo më shumë

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE

PS-PD të ndarë, s’ka konsensus për rezolutën e Komitetit të Përbashkët me PE
9 Korrik, 2026

Komiteti Parlamentar për Stabilizim-Asociim Shqipëri–Bashkimi Evropian nuk ka arritur të miratojë një rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e integrimit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}