Deri më tani janë konfirmuar 6 persona të vdekur nga flakët që përfshinë kullën 24-katëshe në Londër, ndërsa mbi 50 të tjerë janë transportuar në 5 spitale të vendit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Frika është e madhe pasi numri i viktimave mund të jetë shumë i madh duke qënë se shumë persona rezultojnë të humbur. Zjarrfikësit shpëtuan shumë persona, por kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan tha se shumë njerëz nuk janë gjetur.
Blloku 24-katësh, i cili është ende në zjarr, tashmë i druhet rrezikut të shembjes.
Policia ka ngritur një numër urgjence në 0800 0961 233 për këdo që është i shqetësuar për miqtë apo familjen./Opinion.al