Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Voto-video/ Kur Presidenti Bush vizitonte Shqipërinë, si sot 10 vite më parë

2017/06/10 at 12:32 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Voto-video/ Kur Presidenti Bush vizitonte Shqipërinë, si sot 10 vite më parë

10 Qershor 2007. Dita kur për herë të parë në shtetin e vogël të Ballkanit, Shqipëri, shkeli Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kanë kaluar plot 10 vite nga ajo ditë, por jehona e vizitës së George Ë.Bush do mbetet gjatë sidomos tek ata që kanë qenë moshë madhore dhe e kujtojmë të dielën e 10 Qershorit 2007.


Ajo ishte dhe mbetet vizita e parë e një Presidenti amerikan në vendin tonë. Bush jo vetëm që përçoi mbështetjen e fortë për kombin shqiptar (Shqipëri+Kosovë) por edhe u bë njësh me qytetarët duke thyer rregullat e sigurisë në qytetin e vogël të Fushë-Krujës.

Kronologjia e vizitës së Bush në Shqipëri, 10 vite më parë

Presidenti Xhorxh W. Bush dhe bashkëshortja e tij, Laura u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Më pas presidenti Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha zotit Bush dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Presidenti po ashtu tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën. Ai tha se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë.

Bush tha se SHBA-ja përkrah dëshirën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri. “Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë (në NATO), unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, zoti Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak.

“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë,” tha zoti Bush. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.

Pas takimit, zoti Bush doli, jashtë protokollit, në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë entuziastë.

Në një bujtinë të vogël province të quajtur “Kafe Çela” ai takoi disa pronarë të biznesit të vogël, projektet e të cilëve financohen nga një program mikrokredie i USAID-it. Po aty Presidenti Bush u shpall “Qytetar Nderi” i Fushë-Krujës. Qëndrimi disa minuta në “Kafen Çela” e bëri këtë bujtinë të thjeshtë historike dhe që atë ditë e deri sot ajo mban emrin “Kafe Xhorxh Bush”, ndërsa në tavolinën ku ishte ulur Bush nuk ulet në shenjë respekti nuk ulet asnjeri. Ajo rri gjithmonë bosh.

Gjatë ndalesës në Fushë-Krujë, Bush ka vizituar edhe një dyqan ëmbëlsirash aty pranë të një familjeje. Dhurata e pronarëve për Presidentin Bush ishte një tortë ku ishin vizatuar flamujt e dy kombeve. Ndërsa fotoja që ka bërë Bush me një nënë 69 vjeçare ka bërë xhiron e botës si një nga fotot më të bukura, të vërteta dhe të sinqerta.




Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Të gjithë jemi marrosur pas “Despacito”, por a e dini kuptimin e vërtetë të këngës?

Të gjithë jemi marrosur pas “Despacito”, por a e dini kuptimin e vërtetë të këngës?

Armando Sadiku i heq fajin De Biasit: Është i njëjti, do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët

Armando Sadiku i heq fajin De Biasit: Është i njëjti, do të shkojmë në Izrael për të marrë 3 pikët

Nik Xhelilaj pozon nxehtë, plasin komente erotike nga femrat: Vdes të ulem pranë teje …

Nik Xhelilaj pozon nxehtë, plasin komente erotike nga femrat: Vdes të ulem pranë teje …
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}