Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të rinjtë pa sharm të listave për deputetë!

2017/06/04 at 8:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Trio opozitare pa kauzë!

Nga Desada Metaj

Emrat e rinj në listat e deputetëve të partive që konkurojnë në zgjedhjet e qershorit janë dhe ata që zgjojnë më shumë kuriozitetin e publikut. Dhe kur bëhet fjalë edhe për kandidatë të rinj në moshë atëherë dhe shpresa se diçka e mirë mund të ndodhë pas lodhjes nga klasa aktuale e politikës është më e madhe. Por a e justifikojnë këta të rinj besimin për të qenë e ardhmja e politikës? Pikë së pari duhet theksuar se të rinjtë e përfshirë në listat e deputetëve mund të kenë pasion politikën por jo garën,sepse kandidimi i tyre ka qenë preferencë direkte e kryetarit të partisë dhe përzgjedhja nuk ka kaluar as në fazë konkurrimi por as edhe në forumet e partive.

Javën e kaluar në emisionin “Opinion”, 5 partitë kryesore u përfaqësuan nga të rinjtë e listave të tyre në një debat politik që natyrisht për rëndësinë e momentit elektoral dhe ngarkesës emocionale të studios ishte një debat i vështirë. Po aq sa ishte e thjeshtë të kuptoje që në minutat e para se përgatitja për përballjen televizive që stafet e partive kishin organizuar fokusohej tek recitimet e vlerave të partisë që përfaqësonin dhe akoma më shumë lartësimi i figurës së kryetarit të partisë. Por a mund të përfaqësohet realisht rinia në këtë formë? Që nis si preferencë personale e kryetarit te partisë dhe zgjatohet me formimin e kopjeve që nuk kanë as vlerën e origjinalit. Për më tepër mosha e të rinjve që janë përfshirë në listat e kandidatëve më shumë se numri është shqetësues për vlerat dhe kontributin që mund të ketë në të ardhmen.

Përveç idesë se janë të rinj, çfarë mund të bëjë për votuesit e saj një vajzë 20 vjeçare, studente dhe që ende nuk ka firmosur rrogën e saj të parë. Modeli i Kejdi Mehmetit mund të konsiderohet i suksesshëm por shumë të reja apo të rinj të tjerë thjesht janë shfrytëzuar për imazhin dhe moshën për tu përfshirë në lista e më tej ose janë shndërruar në kopje ose rrugës kanë ndërruar mendje. Edhe në vendet me demokraci shumë herë më të zhvilluar vështirë të gjesh 20 vjeçarë deputetë, madje edhe kur janë pinjollë të familjeve që prej brezash prodhojnë politikanë ata tregohen të kujdesshëm që të përfshihen kur janë mjaftueshëm të formuar së pari profesionalisht.

Ndaj kjo tendencë për të mbushur listat me të rinj vetëm në moshë shumë shpejt duket se do të dështojë si model për t’u thënë shqiptarëve se do të përfaqësohen me të rinj. Forumet rinore të partive janë laboratori që “prodhon” të rinj të suksesshëm në politikë,të gatshëm të rivalizojnë edhe kryetarët e partive dhe të dalin nga modeli që ata kërkojnë prej tyre. Shqipëria ka prodhuar ministra e kryeministra 30 vjeçarë që sfidën më të madhe e patën me kryetarin e partisë së tyre. Duke na kujtuar se veç lidhjes nga “të vjetrit” e politikës nuk duket që të paktën së afërmi, kjo politikë të prodhojë të rinj të gatshëm për përballje dhe sfidantë./ Opinion.al

Etiketa: desada metajTe rinjte e politikes

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
Foto-Denonncimi/ Masakra urbane në Sarandë, tjetër pallat shumëkatësh për fushatë

Foto-Denonncimi/ Masakra urbane në Sarandë, tjetër pallat shumëkatësh për fushatë

Fiorentino Perez: “James Rodriguez? Për mua do qëndrojë, këtë e vendos Zidane”

Fiorentino Perez: "James Rodriguez? Për mua do qëndrojë, këtë e vendos Zidane"

Video/ Kombëtarja e Shqipërisë për turp, mundet nga “shoferët” e Luksemburgut

Video/ Kombëtarja e Shqipërisë për turp, mundet nga “shoferët” e Luksemburgut

TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com