Kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka replikuar në distancë me kryetarin e PS-së Edi Rama që ka moto të fushatës së tij “qeverisjen me një timon”. E kemi dëgjuar disa herë Ramën teksa u thotë qytetarëve “na jepni votat ta drejtojmë timonin e reformave edhe për 4 vite, pa na vënë të tjerë në prehër”. Pra qeverisje, pa koalicione.
Nuk ka vonuar përgjigja e LSI-së e cila tashmë garon në vete në zgjedhjet e 25 qershorit. Kryetari i LSI-së i kujton Ramës vitin 1994 kur edhe PD-ja kërkonte të qeveriste e vetme. Sipas tij, humbja do të jetë fundi i Ramës.
Statusi i Vasilit në facebook
Tafmaja e makinës me një timon.
Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonave. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994.