Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

2 Partitë e mëdha vjedhin televizionet private

2017/05/23 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
2 Partitë e mëdha vjedhin televizionet private

Nga Aleksandër Frangaj-


Si askund në botë pas dashurisë së fundit Rama – Basha, mbrëmë vendosën tu fusin duart në xhep edhe të gjithë televizioneve private. Me një ligj në kohë rekord, pa asnjë diskutim, konsultim apo dëgjese, brenda 2 orëve e shkruan, e miratuan në komision, e miratuan në Kuvend, e firmosën të Presidenti dhe e botuan në Fletoren Zyrtare brenda natës.

Me arrogancën e të fortit, miratuan një ligj ku në shkelje flagrante të Kushtetutës detyrojnë biznesin privat mediatik tu bëjnë shërbim falas këtyre partive. Nuk është parë e as dëgjuar absolutisht në asnjë vend të botës që një biznesi privat ti merret një shërbim falas me ligj.
Për më tepër ky shërbim falas kërkohet në favor të disa partive politike dhe jo të një interesi publik të qytetareve. Me ligjin e djeshëm PS-PD kanë krijuar precedentin e shpronësimit për interes partiak.

Njihet kudo në botë e drejta e shtetit për shpronësim publik, pra shteti mund ta marrë pronën për të ndërtuar një rrugë, një shkollë, një spital, por edhe në këto raste kundrejt një shpërblimi të drejtë, thotë Kushtetuta. Por shpronësim për interesa të financave partiake dhe pa shpërblim, nuk kishim parë e dëgjuar.

Kjo grabitje me ligj ndodhi sepse opozita është e shqetësuar se lekët e hashashit i ka marrë vetëm Partia Socialiste dhe në këto kushte ajo ka më shumë lekë se Partia Demokratike për të bërë reklama. Dhe meqenëse janë në muajin e mjaltit, PS nuk mund ti thoshte JO, PD-së duke pranuar me votë të shkelin çdo normë kushtetuese e të drejtë pronësie, për të marrë me ligj shërbime falas nga pronat private.

A kishte të drejte Partia Demokratike të shqetësohej nga lekët e hashashit të Partisë Socialiste? PO themi PO. Dhe për të zgjidhur këtë problem, dje, nga ana e përfaqesuesve të mediave iu dërgua propozimi qe reklamat e partive gjatë fushatës elektorale për të garantuar barazi mes palëve politike, të paguheshin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Edhe konkurrenca e pandershme nga paratë e hashashit eliminohej, edhe transparenca e numrit të spoteve dhe e pagesave ishte më e madhe, por edhe nuk grabiteshin mediat private me dhunën e kartonëve të këtyre dy partive.

Absurdi qëndron edhe në faktin se këto parti kanë marrë qindra milionë lekë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë fushatë dhe përveç tyre duan që edhe shërbimet tu bëhen falas.
Veç reklamave falas, dje në projektligj parashikohej që edhe kompanitë e karburanteve do të detyroheshin tu jepnin mijëra litra naftë falas partive gjatë fushatës, por një lobim i fortë i tyre arriti ha heqë nga drafti.

Veç shkeljes së Kushtetutës, me ndryshimin e djeshëm të ligjit për partite politike, PS dhe PD kane shkelur dhe Kodin Zgjedhor i cili ka tjetër parashikim ligjor për reklamat në fushate. Edhe pse u vunë në dijeni të këtij karamboli ligjor, nga dashuria e madhe mes tyre dhe arroganca e numrave në Parlament, votuan një ligj të thjeshtë që bie ndesh me Kodin Zgjedhor i cili në ditët e fushatës elektorale prevalon mbi ligjet e tjera.

Pra, Kodi Zgjedhor në fuqi dhe i pa ndryshuar thotë se reklamat paguhen, ndërsa ligji i mbrëmshëm thotë i marrin falas. Sipas juristeve më të mire, mediat si dhe partitë politike gjatë fushatës zgjedhore detyrohen të zbatojnë Kodin Zgjedhor.
Dhe radiotelevizionet njëzëri kane pranuar të zbatojnë kërkesat e Kodit Zgjedhor në fuqi, duke ua bërë të pavlefshëm ligjin e dashurise antimediatike të PS-PD.

/Tv Klan

Etiketa: Aleksander Frangajfalasfushataligji Rama-Bashamediareklama


Ju sugjerojmë

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kronikë

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

24 Tetor, 2025 10:32 am
Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Para
Me Touareg dhe pistoletë në brez, kush është fieraku që ndjek policia

Me Touareg dhe pistoletë në brez, kush është fieraku që ndjek policia

E dhimbshme/Identifikohet viktima e parë e sulmit, një adoleshente 16 vjeçare

ISIS merr përsipër sulmin ndaj të rinjve në Mançester

Foto tragjike/ISIS donte gjakun e adoleshentëve dhe fëmijëve? Ja audienca në koncertin fatal të Manchester

Foto tragjike/ISIS donte gjakun e adoleshentëve dhe fëmijëve? Ja audienca në koncertin fatal të Manchester
















TE FUNDIT

Tabaku: Qeveria mburret me suficit, shqiptarët s’mbushin dot shportën e ushqimeve

Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
24 Tetor, 2025

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me një video në rrjetet sociale duke denoncuar ndryshimet e fundit në...

Lexo më shumë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
24 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Krujë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
24 Tetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Policia...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
24 Tetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com