Ndryshimet e bëra ditën e sotme në Qeveri, pas marrëveshjes së kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha japin shumë besim për zgjedhjet, referuar rezultateve të sondazhit në Opinion.al.
Pyetjes: A ju jep më shumë besim për zgjedhjet qeveria e re, pas marrëveshjes Rama-Basha?
Mbi 52.83 për qind e votuesve kanë menduar se marrëveshja jep shumë besim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ndërsa, 38. 24 përqind e votuesve mendojnë se ndryshimet në qeveri nuk ndikojnë në përmirësimin e zgjedhjeve dhe rritjen e besueshmërisë.
Vetëm 9.21 për qind kanë preferuar të votojnë alternativën, nuk e di.