“Nëse zgjedhjet certifikohen të rregullta, do i njohim”. Ky ka qenë mesazhi që ka dhënë zyrtari i DASH Hoyt Brian Yee.
Yee i ka deklaruar sot në një takim të mbajtur me gazetarët se zgjedhjet mund të mbahen edhe pa opozitën në 18 qershor.
Sipas Yee, “nëse disa parti përjashtojnë veten, dëmtojnë veten. Partitë dëmtojnë imazhin e vendit dhe investimet. Është e drejta e partive për të mos marrë pjesë në zgjedhje”
Burime nga takimi thonë se përtej zërave në disa media, nuk ka një paketë amerikane për zgjidhjen e krizës në Tiranë, përtej asaj që u ofrua nga McAllister.