Edhe pse është treguar shumë e rezervuar me postimet në Instagram, duket se Sara Hoxha është “thyer” nga dita e nënës. Që prej ardhjes në jetë të djalit të saj dhe moderatorit Ledion Liço, trashëgimtarja e “Top Channel”, nuk ka prezantuar asnjëherë të birin për publikun. Dhe madje kur ndjekësit kanë pyetur Lori Hoxhën, se kur do ta shohin fytyrën e të voglit, ajo nështë përgjigjur me “asnjëherë”. Epo Sara nuk i rezistoi dot tundimid ditën e djeshme, teksa për të uruar gjithë nënat, ajo postoi në Instagram foton nga takimi i parë me të birin.