Pas publikimit të listave partiake familjare ku kandidatët fillonin nga babai, vajza, djali apo xhaxhai , i radhës është kadidati me dy mbiemra dhe dy vendlindje.
Në listën e PS në Shkodër kandidati Luan Harusha paraqitet me dy mbiemra dhe dy vendlindje. Në dokumentin e siguruar në KQZ rezulton se në gjeneralitetet e mëparshëm ai figuron me mbiemrin Selmani.
Duke u bazuar në deklarimin e KQZ kandidati socialist ka lindur në Shkodër por në të dhënat e mëparshme vendlindja shënon Kosovë.