Në prag të zgjedhjeve të pjesshme të 7 majit në Kavajë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i kërkon ndihmë kryeprokurorit Adriatik Llalla që të ndërhyjë për të mos u bllokuar proçesi zgjedhor.
Në letër ngrihet shqetësimi nga kreu i KQZ-së pas informacioneve të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm të policisë Haki Çako më 28 prill.
Informacionet konsistojnë në bllokimin e proçesit të votimit duke filluar me KZAZ-n numër 42 përmes zhvillimit të tubimeve dhe grumbulllimeve të simpatizantëve të Partisë Demokratike.
Biba: Me shkresën nr. 589 date 28.04.2017 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit vihemi në dijeni të administrimit te disa informacioneve që kanë të bejnë me zhvillimin e tubimeve grumbullimeve, protestave nga simpatizantëte e Partisë Demokratike dhe bllokimin e KZAZ nr 42, për administrimin e proçesit zgjdhor në datat, 6 dhe 7 maj 2017.
Më tej kreu i KQZ-së thotë se e drejta e tubimit që është një e drejtë kushtetuese, por shpreh shqetësimin se në këtë rast bie ndesh me të drejtën e votës.
Biba: Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimin e mitingjeve apo veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore. Gjithashtu vërejmë më shqetesim të madh pamundësinë e forcave të policisë të shtetit për të qenë të pranishme ditën e zgjedhjeve në qytetin e Kavajes në mënyre që të sigurohet e drejta e votes.
Në fund kreu i KQZ, Denar Biba, e mbyll shkresën e tij me kërkesën ndaj Kryeprokurorit.
Biba: Me vlerësimin se ndajmë të njëjtin shqetësim ndonëse jo të njëjtën përgjegjësi për organizimin e zgjedhjeve do të kërkonim prej jush në respektim të ligjit për të monituruar ekseset e mundshme që mund të ndodhin gjatë protestave.
Kjo shkresë vjen në një kohë kur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar protesta ne datën 7 maj në Kavajë, ndërkohë që ka organizime për bllokimin e KZAZ-së së Kavajës në 6 maj.
*Shkresa e publikuara nga OraNews