Prefektja e Vlorës, Eljiona Hoxha është tërhequr nga kandidimi për zgjedhjet e 18 qershorit. Burimet thonë se shkak është bërë renditja e saj në listën e kandidatëve në këtë qark.
Kështu, ajo është renditur e 9-ta. Ky fakt duket se nuk i ka pëlqyer Hoxhës, e cila ka vendosur që të tërhiqet fare nga gara.
Burimet thonë gjithashtu se ajo është shprehur e pakënaqur me renditjen. Hoxha pretendonte të ishte më lartë në listë.