Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjodhëm një president, humbëm demokracinë

2017/04/29 at 8:44 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbyllja e shkollave, shpërthen Fuga: Po shkojmë prapa. Turp të keni!

Nga Artan Fuga-


Presidenti i Republikës u votua nga mazhoranca, por kriza institucionale vazhdon të thellohet me ritme edhe më galopante.

Kështu e ka politika kur ka mbaruar. Kujton se zgjidh një krizë duke prodhuar edhe farën e një krize edhe më të madhe në të ardhmen.

Për të përballur një krizë në rrugë dhe në votimet e ardhshme, u prodhua edhe fara dhe farsa e një krize institucionale edhe më të fortë, edhe më radikale, edhe më tronditëse e me pasoja të pallogaritshme në të ardhmen që nuk dihet ku do të na çojë poqese nuk shihet drejt e në sy.

Ditë të zeza e presin institucionalisht shtetin shqiptar.

Maqedonia ka konflikt, por ama është konflikt mes grupimeve politike që ekzistojnë dhe rivalizojnë lirisht në hapësirën institucionale.

Turqisë i marrim të keqen ne sepse atje ka opozitë, media të pavarura që luftojnë me autoritarizmin, ka ligj.

Shqipëria është shumë më keq. Ne deri tani kishim pluralizëm politik, ndërkaq nuk kemi pasur kurrë shtet të së drejtës.

Tani nuk kemi më as pluralizëm politik. Nuk na jepen as mundësia të festojmë sepse morëm presidentin e ri, por humbën tërësisht pluralizimin politik.

Ironia cinike ku u arrit të thuhet që Presidenti i ri përfaqëson edhe opozitën sepse as në PD nuk gjendet një person që ta përfaqësojë atë më mirë, nuk e zgjidh çështjen!!!

Loja e fjalëve zëvëndësoi imagjinatën e shëndoshë politike. Nuk kemi cfarë t’i bëjmë realitetit, e zëvendësojmë me lojë bajate fjalësh. Ne jemi tanimë politikisht dhe institucionalisht krejt të papërcaktuar.

Jemi shtet pa model. Pa emër institucional. As pluralizëm politik, as anarki e plotë, as diktaturë tërësore, as autoritarizëm, aristokraci jo e jo, demokraci është të fyesh emrin e përdorur kur mendon se çfarë pushteti kemi.

Me një fjalë jemi në një model shteti të pathënë, pa emër, të papërcaktuar, në çekuilibër, si rezultat i gjithë historisë sonë të gabuar institucionale në këta njëqind vjet, i një klase politike që nuk pati pjekurinë të mendojë për kombin, përtej interesave të vockla meskine të vetëpasurimit, si pasojë e një qytetari që më mirë merr këmbët në kokë dhe ikën në Gjermani a në Askundland sesa lufton dhe rreziston në atdhe, si pasojë e rivaliteteve gjeopolitike botërore që kalojnë këtu mes përmes Lanës që ende vjen era fekale, si pasojë e mungesës së traditave politike qytetare, dhe e modelit të munguar të biznesmenit që nuk është sipërmarrës, pra nuk është marrës – përsipër.

Shqipëria jetime, përtej një retorike paternaliste dhe nacionaliste që fsheh braktisjen totale të saj.

Kulturën e kanë lënë në dorë të atyre që e rrjepin me tendera dhe ja u lënë në dorë lopëve që mbushin vendet arkeologjike dhe monumentale me bajga që i nxjerrin sa nga poshtë sa nga lart. Arsimi mos o Zot, nxënës që i kanë lënë në mënyrë kriminale në duart e administratorëve injorantë. Ekonominë dhe financën e bëjnë të paaftë që falimenntojnë bankat kombëtare, i vjedhin, i kërdisin paratë tona pa krijuar vlerë.

Mbaroi edhe pluralizimi politik.

Jemi në ASKUNDLAND!

Në ajër…

Të trullosur nga kanabisi si bletët që nuk kthehen më në fole. Të errësuar nga sytë si lakuriqtë e natës. Të budallallepsur nga propaganda bajate e llafazanëve që mbushin xhepat duke boshatisur kokat e shqiptarëve.

Presidentin mazhorrranca! Ta gëzojë!
Kryeministrin mazhorranca! Marrtë nga ditët tona!
Kryetarin e Kuvendit që Kuvend i thënçin si është katandisur, mazhorrranca. E paçim me jetë kur ta kemi!
Gjyqtarët do t’i emërojë mazhorrrranca! Hë më të lumtë jo!
Mediat. Mazhorrranca që i censuron nga Bashkia te Qeveria. Rrofshin sa malet!
Bashkitë. Përsëri mazhorrranca. Na marrtë të keqen armiku na martë!
Po administratën? Militantët e mazhorrrancës mbushur. Mbushur zyrat e shtetit dhe të bashkive me militantë të forumeve rinore partiake.
Cfarë do bëhesh kur të rritesh?
Antar partie mo!
Gëzuar Baftjar!
Avokatin e popullit? Pse populli do ta ketë? Mazhorranca përsëri.

Drejtorin e kopshtit zoologjik?
Mazhorranca!
Rojen e pallatit?
Mazhorranca.

Gjobavënësin e veturave parkuar keq në buzëtrotuare? Mazhorranca mo, pse kush?
Pastruesit e rrugëve?
Sigurisht mazhorranca.
Kush jep tenderat?
Mazhorrranca!
Po shkencën kush e bën?
Mazhorranca!

Ne jemi në askund dhe po shkojmë drejt murit.
Po populli?
Celsat e kashtës! Dashke sovranitet për qytetarin. Populist!
Celsat e kashtës dhe asistencën mujore!



Ju sugjerojmë

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Rajoni

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

10 Maj, 2025 12:05 pm
Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Bota

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

10 Maj, 2025 11:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

10 Maj, 2025 11:44 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit
Aktualitet

“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit

10 Maj, 2025 11:29 am
Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…
Aktualitet

Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…

10 Maj, 2025 11:07 am
Ushtroi dhunë edhe kanosi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet 39 vjeçari
Aktualitet

Ushtroi dhunë edhe kanosi me mjet të fortë kushëririn e tij, arrestohet 39 vjeçari

10 Maj, 2025 11:03 am
Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore
Bota

Konflikti me Indinë/ Shefi i Mbrojtjes i Pakistanit: Mund të nisë lufta bërthamore

10 Maj, 2025 10:46 am
1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq
Kryesore

1922/Letra e Beqir Haçit, që fitoi çmimin e parë drejtuar amerikanë të Kryqit të Kuq

10 Maj, 2025 10:43 am
Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari
Aktualitet

Kishte vjedhur 6 dyqane në Tiranë, vihet në pranga 40-vjeçari

10 Maj, 2025 10:29 am
Para
Kapet SMS e deputetit: Ma futi Klosi…

Kapet SMS e deputetit: Ma futi Klosi...

Raporti sekret: Si e gjeti Rexhep Qosja Shqipërinë e viteve ’70

Rexhep Qosja: Çadra ushqehet nga Maqedonia, Greqia, Serbia. Janë të gjithë kundër Ramës

Rrëzimi i helikopterit/ Ja mesazhi i ndjerë i ministres Kodheli

Zyrtare/ Lista e PS për qarkun e Kukësit
















TE FUNDIT

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
10 Maj, 2025

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të...

Lexo më shumë

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
10 Maj, 2025

Pas rasteve të shumta të djegies së Kuranit gjatë verës së vitit 2023, Danimarka e shtrëngoi legjislacionin e saj. Tani...

Lexo më shumë

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
10 Maj, 2025

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit me tre emra, i arrestuar në Itali për ‘Vrasje me paramendim’ mbetur...

Lexo më shumë

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
10 Maj, 2025

Turistët e huaj po e zgjedhin Shqipërinë edhe për historinë e sidomos për periudhën e komunizmit. Muzeu Kombëtar “Shtëpia me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com