Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Partia Socialiste zgjedh emrat, ja kush do të jenë kandidatët në qarqet kryesore 

2017/04/29 at 12:15 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon mbledhja e grupit të PS, porosia e Ramës për deputetët

Partia Socialiste do të miratojë sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 18 qershorit.


Paraditen e sotme, kryesia do të mblidhet nën drejtimin e kryesocialistit Edi Rama për t’u dhënë fund hamendësive rreth renditjes së kandidatëve në këtë listë, shkruan “Panorama”.

Rama gjate nje mbledhjeje grupi te PS

Në krye të listave janë drejtuesit politikë të Partisë Socialiste që kanë ndjekur nga afër organizimin elektoral të saj për këto zgjedhje. Bie në sy moskandidimi i një numri të madh deputetësh nga lista aktuale e Grupit Parlamentar Socialist. Burime nga Partia Socialiste pohuan se drejtuesit politikë të qarqeve kanë pasur lirshmëri në evidentimin e emrave të rinj të kandidatëve, njerëzve me kontribute dhe personalitete të spikatura në fusha të caktuara.

Kryesocialisti u ka kërkuar atyre rezultat maksimal zgjedhor, më të lartë se ai i zgjedhjeve të qershorit 2013, për shkak të mirëqeverisjes së Partisë Socialiste në këta katër vjet. Por në rikandidimin e deputetëve aktualë dhe në përfshirjen e emrave të rinj në listë janë ndjekur disa kritere.

Për deputetët aktualë, është parë puna e tyre në terren me zgjedhësit, lidhjet e tyre me votuesit, raportimi dhe ndjekja e problematikave që kanë pasur zonat që ata kanë pasur në patronazh.

Gjithashtu është analizuar dhe aktiviteti i tyre parlamentar, pjesëmarrja me diskutime në komisionet parlamentare, por dhe në seancë plenare të Kuvendit, propozimet e amendamenteve për projektligjet që janë diskutuar dhe miratuar, etika e deputetit etj. Ndërsa për prurjet e reja në lista, janë vlerësuar drejtues të suksesshëm në krye të institucioneve me rezultate konkrete, por dhe performancë të lartë publike. Të tillë janë zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, e cila është në listën e kandidatëve të Tiranës, ministres së re të Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prefekti i Elbasanit, Arben Kamami, kreu i OSHEE-së, Ardian Çela etj.

Siç edhe kishte premtuar, Kryeministri Rama do të jetë i pari i listës së deputetëve në qarkun e Vlorës, ndërsa zv.kryeministri Niko Peleshi do të jetë i pari i listës së Korçës. Pandeli Majko pritet të drejtojë listën e Tiranës, ndërsa ministri i Financave, Arben Ahmetaj, do të mbulojë në këtë qark Bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës. Ministri Xhafaj pritet të vijojë të jetë pjesë e listës së Tiranës, si dhe në zgjedhjet e 2013-s, bashkë me Saimir Tahirin, Blerina Gjylametin, Xhemal Qefalinë, Milena Hariton e Sadri Abazin.

Lista e Partisë Socialiste ka dhe shumë zhvendosje të deputetëve që kanë ndryshuar qark. Ministri për Pushtetin Vendor, Eduard Shalsi, ka lënë Beratin, nga ku u zgjodh në 2013-n dhe do të jetë pjesë e listës së Korçës, duke mbuluar Pogradecin. Olta Xhaçka, nga qarku i Korçës, lëviz në Tiranë, tashmë ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ndërsa Anastas Angjeli, nga qarku i Gjirokastrës, do të kandidojë në qarkun e Elbasanit, duke mbuluar Bashkinë e Gramshit. Deputeti Bashkim Fino, nga kreu i listës së qarkut të Korçës në 2013- n, do të kandidojë në qarkun e Fierit.

QARKU BERAT

Blendi Klosi

Ermonela Felaj

Armand Shameti

Fadil Nasufi

Anila Agalliu

Eduart Bejko

QARKU LEZHË

Lindita Nikolli

Pjerin Ndreu

QARKU KUKËS

Mimi Kodheli

Safet Gjici

QARKU DIBËR

Ilir Beqja

Agron Malaj

Alma Selami

Gazmend Kenga

Valbona Kola

QARKU SHKODËR

Ditmir Bushati

Keti Bazhdari

Paulin Sterkaj

Megi Ajtyresa

Paulin Luli

Luan Harusha

Luan Heta

Agron Hetoja

QARKU VLORË

Edi Rama

Damian Gjiknuri

Valentina Leskaj

Edmond Leka

Andrea Marto

Pranvera Resuli

Fatmir Toçi

Alket Hyseni

QARKU ELBASAN

Taulant Balla

Evis Kushi

Arben Kamami

Anastas Angjeli

Musa Ulqini

Luan Duzha

Arben Asllani

Lenci Spaho

Klevis Xhorxhi

Ejvis Pila

Desantila Tahiraj

Nuredin Belba

Bukurosh Maçi

Enver Shkurti

Klodiana Zdrava

QARKU DURRËS

Milva Ekonomi

Fidel Ylli

Eglantina Gjermeni

Ardian Çela

Landi Xhelili

Ilir DrazhiIlia Gjergji

Natasha Paço

Spartak Kovaçi

Ardit Kërtusha

QARKU FIER

Gramoz Ruçi

Elisa Spiropali

Erion Braçe

Arben Çuko

Bashkim Fino

Pirro Lutaj

Koli Bele

Antoneta Dhima

QARKU TIRANË

Saimir Tahiri

Olta Xhaçka

Pandeli Majko

Vasilika Hysi

Fatmir Xhafaj

Blerina Gjylameti

Arben Ahmetaj

Ervin Bushati

Ogerta Manastirliu

Sadri Abazi

Elona Gjebrea

Xhemal Qefalia

Rakip Suli

Milena Harito

Ulsi Manja

Sadi Vorpsi

QARKU KORÇË

Niko Peleshi

Eduard Shalsi

Arta Dade

Ilir Pendavinji

Ana Verushi

QARKU GJIROKASTËR

Blendi Çuçi

Mirela Kumbaro

Flamur Golemi

Dashamir Kamberi

Artemisa Dralo

Etiketa: emratkandidatetlistatpartia socialisteqarqetzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha: Salianji ka kaluar linjat e kuqe dhe është vetëpërjashtuar

23 Dhjetor, 2025 3:20 pm
FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare
Sport

FSHF do të nisë së shpejti ndërtimin e hotelit për ekipet kombëtare

23 Dhjetor, 2025 2:02 pm
Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein
Bota

Seks, gënjeshtra dhe mashtrime, origjina e ngritjes së Jeffrey Epstein

23 Dhjetor, 2025 1:55 pm
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Trump e rikthen vëmendjen te Groenlanda dhe emëron një të dërguar special

23 Dhjetor, 2025 1:51 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS
Politikë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, PD mbledh Këshillimin e Mandateve pa PS

23 Dhjetor, 2025 1:47 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Para
Dialog europian për çështjen çame

PDIU zyrtarizon emrat, ja kush janë  kandidatët për në kuvend

Çfarë solli frika e Edi Ramës për të lëshuar karrigen?

Basha flet për Metën president: Pazari me shishet e verës, nuk është demokraci 

“Ç’i duhet tjetrit se çfarë bëj unë në krevat”, Kei rrëfen mes lotësh në historinë e vështirë të jetës

“Ç’i duhet tjetrit se çfarë bëj unë në krevat”, Kei rrëfen mes lotësh në historinë e vështirë të jetës
















TE FUNDIT

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
23 Dhjetor, 2025

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh. Ismailit i është komunikuar përfundimi...

Lexo më shumë

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

Arrestohet në Londër Greta Thunberg
23 Dhjetor, 2025

Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në...

Lexo më shumë

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
23 Dhjetor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi bazën ushtarake Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku janë të stacionuar ushtarë francezë, siç ka bërë...

Lexo më shumë

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
23 Dhjetor, 2025

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se ky libër është quajtur “Farsa e madhe e majmur e zgjedhjeve në Shqipëri”....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com