Ilir Meta ka dalë paraditen e së shtunës në një njoftim për mediat, ku ka deklaruar largimin nga LSI. “Do të vijoj të jem Kryetari i Kuvendit deri ditën e betimit si president dhe do të jap dorëheqjen përpara këtij betimi për arsye të vetë lidhjes mes këtyre institucioneve.
“Kam vendosur që sot në mbrëmje pas vendosjes së listave, të heq dorë nga funksioni i kryetarit të partisë dhe nga të gjithë funksionet drejtuese në LSI.
Në listat e publikuara nuk do të jetë emri i Ilir Metës, por i Petrit Vasilit, që merr drejtimin e kësaj force politike, sipas statutit të partisë”, është shprehur Meta.
Meta ka shprehur se clirohet nga raporti partiak edhe me Partine Socialiste, pasi kompetencat tashme i kalojne Petrit Vasilit.