Një ditë pas protestës së opozitës me bllokim të rrugëve,
Policia e Tiranës kërkon të ndiqet penalisht lideri i opozitës, Lulzim Basha. Përveç Bashës, policia ka kallëzuar në prokurori dhe deputetët Arben Ristanin, Oerd Bylykbashi, Gerti Bogdani, Flamur, Eduart Halimi, Gent Strazimiri, Asllan Dogjani, Igli Cara, Kastriot Islami, Genc Pollo, Keltis Kruja, Edi Poloka. Po kështu policia kërkon ndjekje penale edhe për 85 protestues.
Mësohet se ndaj tyre, policia ka ngritur akuzën e organizimit dhe pjesëmarrjes në tubim të paligjshëm duke penguar qarkullimin e mjeteve të transportit. Lajmi mësohet nga burime mediatike, pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar për veprimet e policisë ndaj opozitës.