Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Premiera “Altin in Citta”/ Një film italian për emigrimin shqiptar të viteve ‘90

2017/04/25 at 11:43 AM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Premiera “Altin in Citta”/ Një film italian për emigrimin shqiptar të viteve ‘90

“Altin in città” është një dramë që trajton historinë e një emigranti shqiptar të larguar në vitet ’90 drejt brigjeve italiane dhe përpjekjet e tij për t’ja dalë mbanë ngjarjeve që i ndryshojnë jetën.


Premiera është një dramë e huazuar nga tranzicioni post-komunist në vitet ’90 në Shqipëri, një periudhë që rezultoi një sfidë e vështirë politike, ekonomike dhe shoqërore për shqiptarët. Destabiliteti politik i atyre viteve pati ndikim në aspektin ekonomik, psikologjik dhe social të qytetarëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve gjeti si të vetmin shpëtim emigrimin drejt vendeve europiane. Ishte pranvera e vitit 1991 që shënoi në historinë shqiptare edhe fazën e parë të emigrimit në periudhën post-komuniste.  Në muajin mars  të vitit 1991 anije të mbushura me shtetas shqiptarë zbarkuan në brigjet e jugut të Italisë kryesisht në Brindizi, Bari, Otranto. Historia e një tranzicioni që u ndryshoi jetën mijëra emigrantëve shqiptarë në përpjekje për t’u rimëkëmbur, premiera vihet në skenën Italiane nga regjizori  Fabio Del Greco dhe studioja Monitore Film.

Rimi Beqiri, është aktori shqiptar që vjen në rolin e ‘Altinit’, personazhit kryesor të filmit, rreth të cilit vërtiten të gjitha ngjarjet.

Premiera “Altin in città” pritet të shfaqet në Itali me datë 27 Prill në kinematë kryesore, në qytete si: Roma, Bolonja, Rimini, Peskara, Lançano dhe në shumë qytete të tjera në vijim.

Përpjekja për një të ardhme më të mirë vuri përballë sfidave të njëpasnjëshme  të emigrimit Altinin, një shkrimtar shqiptar që aspiroi të mbërrinte në Itali në mënyrë klandestine në një target të madh në vitet ’90 të tranzicionit shqiptar.  Altini punonte në një thertore kur ai u përzgjodh nga një audicion për  shkrimtarët. Ai më në fund sheh një shans për të qenë i suksesshëm me librin e tij “Udhëtimi i Ismailit”. Një fillim suksesi që do ti ndryshonte jetën Altinit, dhe që do të niste sagën e përpjekjeve të vështira për të mësuar anën e errët të këtij suksesi siç është  hakmarrja, vetmia dhe  varfëria e tejskajshme.

Filmi  hedh dritë mbi përpjekjet e një individi për t’u rimëkëmbur  e për tja dalë mbanë në mënyrën më të sukseshme  në një vend të huaj. Ndonjëherë suksesi më i madh qëndron në arsyetimin  mbi raportin e asaj që ishe dhe që je, shumica ngelin në kurthin e egos. A përfaqëson Altini,  lirinë e ndrydhur të shqiptarëve në komunizëm, të cilët përballë një jetë të zhvilluar kulturalisht, ekonomikisht dhe psikologjikisht shfaqen të ‘pangopur”?! Një personazh që njihet me të dyja anët e medaljes së një suksesi.

Rimi Beqiri

Rimi Beqiri sjell në rolin e tij gjithashtu frymën e një shqiptari të larguar prej vitesh nga Shqipëria dhe përpjekjen e tij për t’ja dalë mbanë në kinematografinë italiane.  Rimi Beqiri ka lindur në Tiranë  por prej vitesh është shkëputur  të jetojë në Itali. Ai kreu studimet në Akademinë Ndërkombëtare për Aktrim në Romë, ku diplomohet si aktor dhe ndihmës regjizor. Prej disa vitesh ka arritur të depërtojë në kinematografinë dhe teatrin Italian nëpërmjet roleve të ndryshme të interpretuara prej tij, disa prej të cilave janë: “ I Cesaroni 3”(2009); “Il Commissario Rex 7”(2014); “Un Passo del Cielo 3” (2015). Rimi Beqiri është pjesë gjithashtu e shumë produksioneve të filmave si: “Dov’e Sisifo”(2005); “The darkest Night”(2009); “ Reality News”(2011) me regji të Salvatore Vitiello;  në filmin aksion “ Connections: segment HOBO”(2013) me regji të Daniele Misischia; co-protagonist në dramën historike mbi jetën e poetes Vittoria Colonna “Festina Lente”(2016) me regji të Lucilla Colonna, filmi ka marrë vlerësime të ndryshme në festivale ndërkombëtare; në filmin dramatik “The Plastic Cardboard Sonata”(2015) me regji të Enrico Falkone dhe Piero Persello, filmi njëherësh është pjesë e festivaleve ndërkombëtare. Aktori shqiptar Rimi Beqiri ka bashkëpunuar  edhe në Kosovë me aktorin e mirënjohur Halil Budakova dhe Çun Lajçi në filmin “Virus Extrem Contamination”(2016) me regji të Domiziano Kristofaro. Ky prodhim pritet të dalë së shpejti edhe në kinemanë shqiptare./ nga  Dorina HOXHA

 

 

Etiketa: Altin in CittaRimi Beqiri


Ju sugjerojmë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Para
“Ura e Bunës”/ Voltana Ademi-Ramës: Mos e përdor urën për foto elektorale, por trego projektin

"Ura e Bunës"/ Voltana Ademi-Ramës: Mos e përdor urën për foto elektorale, por trego projektin

Rama: Më duhen 20 vite pushtet për ta bërë Shqipërinë si Mali i Zi

Rama: Më duhen 20 vite pushtet për ta bërë Shqipërinë si Mali i Zi

Zbuloni fobitë tuaja bazuar në shenjën e horoskopit që keni

Zbuloni fobitë tuaja bazuar në shenjën e horoskopit që keni
















TE FUNDIT

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
7 Qershor, 2025

Zjarrfikësit duke tentuar të shuajnë zjarrin në një ndërtesë të goditur me dronin rus në Harkiv më 7 qershor. Rusia...

Lexo më shumë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com