Mungesa e seksit lë pasoja.
Në marrëdhënien çift, raporti intim ka shumë rëndësi në të dyja këndvështrimet. Zbuloni se përse të bërit dashuri mund t’i bëjë mirë mendjes tuaj, t’ju zgjojë organizmin dhe… t’ju përmirësojë humorin!
Rënia e dëshirës seksuale në disa periudha ndihet shumë. Disa nuk bëjnë më dashuri jo vetëm kur janë beqarë, por edhe në çift. Koha dhe zakoni i të vrapuarit pas ritmit të çdo dite na kthejnë në “makina” dhe kalkulatorë të ftohtë, larg nga thirrjet e trupit, që shpeshherë arrijmë t’i rigjejmë vetëm kur jemi me pushime, larg nga shfrenimi. Por ja se si ndikon të bërit dashuri te trupi dhe mendja.
Trajnimi
Të bësh dashuri do të thotë që muskujt t’i nënshtrohen një aktiviteti të madh. Në periudhat në të cilat ne shmangim marrëdhëniet, stimulimi muskulor ulet shumë, ashtu si elasticiteti ynë dhe kapaciteti aerobik.
Lëkura
Aktiviteti i rregullt seksual ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut. Falë çlirimit të estrogjeneve, epiderma dhe flokët shkëlqejnë më shumë: ja se përse kur shmangim të bërit dashuri ndihemi si të “shuar”…edhe në lëkurë!
Gjumi
Oksitocina, e cila çlirohet gjatë seksit stimulon humorin e mirë, ndihmon në relaksim dhe çlodhje. Gjatë periudhës në të cilën bie dëshira, është shumë e thjeshtë që të ndiheni të irrituar, nervozë dhe të keni tendencën për të mos fjetur gjumë.
Sistemi imunitar
Sipas studimeve, puthjet…nxisin shkëmbimin e baktereve! Rezultati është që mbrojtja imunitare forcohet shumë, duke përmirësuar gjendjen e mirëqenies. Kjo është një arsye më shumë për të dhënë dhe për të marrë më shumë puthje dhe përkëdhelje.
Elasticiteti
Bërja e seksit rregullisht ndihmon në forcimin e bazës së legenit. Kur nuk kryeni marrëdhënie indet qullen, ndërsa kur ata trajnohen mund të shmanget rreziku i prolapsit ndërsa elasticiteti mund të rritet.
Stresi
Nga studimet e kryera del se kur bëjmë dashuri jemi më të…relaksuar! Periudhat e moskryerjes mund të shkaktojnë nervozizëm dhe luhatje humori dhe në të kundërt kushdo që bën një aktivitet të rregullt seksual tregon se e menaxhon më mirë stresin.
Antiplakja
Seksi është kundër plakjes: ai ngadalëson formimin e rrudhave dhe nxit elasticitetin e indeve. Pra është një ilaç i vërtetë si për trupin ashtu edhe për shpirtin.
Shpina
Në sajë të lëvizjes ritmike të legenit, muskujt e shtyllës kurrizore stimulohen shumë për të zbuluar një mirëqenie të re, elasticitet dhe fleksibilitet